E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Jozefina Topalli : "20 Shkurti, ditë që mbetet përmbi historinë

Në Konferencën e djeshme të zhvilluar në mjediset e Muzeut Kombëtar Historik, nga Grupimi Dhjetori 90 dhe Instituti i Integrimit të të përndjekurve politikë, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli theksoi se 20 Shkurti është një ditë që, në memorien tonë na kujton përqethjet që kemi përjetuar, duke parë jo vetëm rrëzimin thjesht të një busti, por rrëzimin e një miti monstruoz, përfundimin e një diktature, të historisë më të zezë, që ne si shqiptarë kemi pasur historinë tonë dymijë vjeçare. 20 Shkurti është ditë që mbetet përmbi historinë,  tha për të pranishmit Kryetarja e Kuvendit.
Gjatë kumtesës së saj, Kryetarja e Kuvendit shpjegoi se Parlamenti po kryen përpjekje të rëndësishme t'i japë dimensionet që meriton historisë së dhimbshme të  persekutimit dhe kalvarit të gjatë të vuajtjeve të elitës dhe mijëra shqiptarëve, nga regjimi i egër i diktaturës.Unë kam qenë në disa takime si në Malësi të Madhe,Tamarë ,Vlorë  në përkujtim të lëvizjeve të para antikomuniste.  Kuvendi i Shqipërisë gjatë kësaj periudhe ka bërë disa lëvizje që kanë simbolikë, përveç  pjesës që sapo folëm . Ka bërë seanca të veçanta për nderimin e grupit të deputetëve që u pushkatuan në 1946 është modeli i secilit,çdo  përfaqësues i kombit që duhet të vrapojë.
Unë ndihem shumë mirë që ne miratuam ligjin për dëmshpërblimin e të përndjekurve që do të nisë pas disa ditësh. I kam kërkuar Parlamentit  dhe byroja ka miratuar që në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë të ngrihet  ekspozita e krimeve të komunizmit  dhe puna ka filluar. Ne i kemi një borxh, të cilin do tia kthejmë atyre, që pa vendime të gjykatave janë pushkatuar dhe ne nuk i dimë varret e tyre, u shpreh ndër të tjera Kryetarja e Kuvendit. Gjatë konferencës Drejtuesi i Grupimit Dhjetori 90, Bislim Ahmetaj tha se studentët e 20 Dhjetorit dhe të burgosurit e të persekutuarit politikë, si dy ndër shtresat më  fisnike të shqiptarëve hapën një fazë të ndritur të historisë, atë të vendosjes së pluralizmit dhe të rrëzimit të një prej diktaturave më të egra të Europës.
20 Shkurti 91 është dita simbol e sakrificës së rinisë studentore, ku triunfuan vlerat njerëzore, qytetaria mposhti injorancën dhe tolerance mundi dhunën, u shprehën oratorët gjatë konferencës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›