E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: Asnjë votë bashkëpunimi me PD

 

Kryetari i "PS '91", Petro Koçi, kërkoi dje që të mos bashkëpunohet me PD-në pa u larguar Sali Berisha. Këtë deklaratë Koçi e bëri gjatë mbledhjes së shtabit organizativ të kësaj partie për kryeqytetin. Koçi u shpreh se ndryshe nga Rama, ne jemi për republikë parlamentare dhe për parti institucionale. Pandi Sare dhe Blendi Marikaj kanë raportuar dje mbi punën e kryer për organizimin e drejtimit të partisë në njësitë bashkiake. Rezulton se në më shumë se gjysmat e minibashkive ka përfunduar faza e parë e strukturimit dhe mund të filloje procesi i rëndësishëm i konstituimit të komiteteve drejtuese. "Brenda pak muajsh do të jemi fuqia e katërt politike në vend nga pikëpamja organizative", u shpreh gjatë këtij takimi kryetari i "PS '91", Petro Koçi. Sipas tij, fuqia organizative e kësaj partie do të shndërrohet në të njëjtën fuqi elektorale në qershor 2009. "Përveç strukturës territoriale së shpejti do të orientojmë dhe atë me profil social dhe profesional. Aftësia organizative është aftësi qeverisëse!", tha Koçi. "PS '91" u krijua pak ditë më parë si përgjigje ndaj frymës totalitare të kryetarit socialist Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›