E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: Bashkimi Rama-Berisha, bashkim i zi

PSV 91 konstituon strukturat organizative
PSV 91 ka konstituuar strukturat e veta organizative dhe drejtuese pothuajse në të gjitha rrethet e vendit dhe është në fazën e përfundimit të këtij procesi në komuna e bashki, si edhe të ngritjes së organizatave socialiste të saj në çdo qendër votimi. Brenda muajit Mars 2009, sipas kryetarit Petro Koçi, PSV 91 realizon objektivin e saj për të qenë  forca e katërt organizative në vend, duke e konsideruar këtë si kushtin kryesor të suksesit për përfaqësim dinjitoz në parlamentin e ardhshëm. Kryetari Koçi e konsideron largimin e së djathtës dhe të teknologjisë Berisha nga pushteti si imperativ politik dhe elektoral të të gjithë progresistëve në vend. Pas legalizimit të partisë dhe mbledhjes se Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, kjo parti i bën thirrje elektoratit socialist të PSV 91, LSI dhe PS për pjesëmarrje pa mungesa në zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas PSV 91, zgjedhjet do ti fitojë blloku politik që garanton pjesëmarrjen më të lartë mbështetëse në procesin e votimit. PSV 91 e gjykon bashkimin Rama Berisha të 21 Prillit si një Bashkim të Zi politik, sepse sanksionoi në kushtetutë pakontrollueshmërinë e qeverive dhe kthimin e qytetarëve nga pjesëmarrës e kontrollues të politikës e të vendimmarrjes, në spektatorë dhe duartrokitës. Përsa i përket Kodit Elektoral, sipas Koçit të imponuar nga Bashkimi i Zi Rama Berisha, i cili nuk nxit bashkimet e mirëfillta elektorale, por vetëm bashkëpunime paraelektorale. Në këtë kuadër, PSV 91 do e orientojë këtë mundësi drejt partive socialiste, të majta ose progresiste si LSI, PUK apo dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët në radhë të parë angazhohen për ndryshimin e sistemit kushtetues drejt një republike të mirëfilltë parlamentare, ku kryeministrat kontrollohen dhe revokohen nga përfaqësuesit e popullit. PSV 91 shprehu vendosjen për fitoren së majtës së vërtetë në zgjedhjet e 28 Qershorit dhe për bashkëqeverisjen  e vendit nga koalicioni i majtë paszgjedhor. Sipas Koçit, kjo është një organizate politike e themeluar, e ndërtuar dhe drejtuar nga socialiste përparimtarë dhe parimorë, ku përfshihen jo vetëm bashkëthemelues me përvojë të PSSH në 12 qershor 91, por edhe përfaqësues të tjerë me kontribute të spikatura, si edhe të rinj të integruar në Forumin Socialistët e Rinj. Koçi theksoi se  vetëm një politikë transparente, institucionale dhe e kontrollueshme nga qytetarët garanton drejtësinë e munguar sociale dhe ekonomike, rendimentin e lartë qeverisës dhe ndryshimin e madh.
Emrat e anëtarëve të rinj të miratuar:
Leontiev Çuçi, Eni Begolli, Aida Çela, Lia Kolosi, Leonidha Koka, Arjan Rama, Behar Ganxhi, Valbona Idrizi, Agim Bregu, Bashkim Xheja dhe Genc Bono.
Emrat e miratuar për zgjerimin e Kryesisë Kombëtare:
Pandi Sare, kryetar i njësisë bashkiake numër 7, Ilir Kokona, kryetar i njësisë bashkiake numër 3. leontiev Çuçi, Arbër Qilimi dhe Shpëtim Kateshi.
Zgjerimi i Sekretariatit:
Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare u miratua emri i propozuar nga KPD Leontiev Çuçit. Për herë të parë u miratua posti i Sekretarit në Emigracion për emigrantët, për të cilin për momentin nuk ka një emër se cili do ta përfaqësojë këtë post.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›