E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toka, jane shtetezuar 1.3 milione m2

Rozeta Rapushi
Jo pak por rreth 1 milione e 321 mije meter katrore toke, u jane marre ne te gjithe vendin, u eshte marre, te gjithe atyre personave qe e zoteronin padrejtesisht ate. Ne mbledhjen e djeshme te Komisionit Qeveritar te Tokes, Ministri i Shtetit, Genc Pollo, tha se ne zbatim te ligjit per "Verifikimin e titujve te Pronesise", shteti ka mundur te marre kete siperfaqe te madhe toke, e cila ishte zaptuar ne menyre te kundra ligjshme. "Deri ne fund te nentorit te ketij viti, u jane marre zaptuesve te tokave, 1 milione e 321 mije meter katrore toke, toke e marre ne menyre te kundra ligjshme nga zyrtare abuzive, por edhe nga private te paligjshem. Me perparesi po shqyrtohen abuzimet ne brezat turistike dhe jane identifikuar jo pak siperfaqe te marra ne menyre te kundra ligjshme", tha Pollo, ne mbledhjen e fundit te ketij komisioni per kete vit. Sipas tij, ky eshte nje proces qe po vazhdon, po jep frytet e veta dhe pas konfirmimit ne gjykate, te tera ketyre vendimeve qe kane marre komisionet perkatese prane prefekturave, ky fond toke i kthehet pronesise se shtetit, per tu perdorur per qellime publike, ne radhe te pare per kompensimin e pronareve. "Ne baze te ligjit 9948, per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore jane krijuar komisionet vendore te vleresimit te titujve te pronesise, prane cdo prefekture. Qe nga miratimi i ketij ligji deri ne nentor 2009 komisionet kane shqyrtuar 693 vendime, nga te cilat ka rezultuar nje siperfaqe toke bujqesore per shfuqizim prej 1.320.763 m2. Jane marre gjithashtu 92 vendime per shfuqizim te plote te akteve dhe 89 vendime per shfuqizim te pjesshem, si dhe vendime te tjera. Sipas ligjit kjo siperfaqe pas konfirmimit nga gjykata kalojne ne pronesi te shtetit", sqaroi Pollo. Sipas tij, ne kete menyre, procesi do te vijoje edhe ne te ardhmen, ne menyre qe toka e marre padrejtesisht, t'u kthehet pronareve te ligjshem. E gjithe siperfaqja, do te sherbeje per kompensimin e pronareve te ligjshem. Ligji i miratuar ne mes te vitit qe shkoi, do te zbatohet per nje periudhe tre vjecare per te realizuar verifikimin e te gjithe titujve te pronesise. Qeveria shqiptare ka marre te gjitha masat qe pas verifikimit te te gjithe titujve te pronesise, asnje meter toke te mos jete e dhene ne menyre abuzive.

Verifikimi i tapive, ligji nis zbatimin vitin e kaluar
Verifikimi i titujve te pronesise per tokat bujqesore nisi ne Korrik te vitit te kaluar. Ky ligj, ka si qellim verifikimin nje me nje te te gjithe titujve te pronesise se dhene per tokat bujqesore nder vite per te vertetuar nese jane dhene apo jo ne perputhje me ligjet ne fuqi, apo jane marre ne menyre abuzive. Komision i posacem i quajtur "Komisioni Vendor i Vleresimit do te kryeje verifikimin e titujve te pronesise per tokat bujqesore ne te gjithe vendin. Ne rast se gjate verifikimit do te vertetohet se titujt jane marre ne kundershtim me ligjin shteti do t'i kerkoje poseduesit te tokes qe ta bleje ate me cmimet e tregut. Vetem ne kete menyre, ai do te mund te kete tapine. Por nje leje e tille do te jepet, ne ato raste kur per token e zene ne kundershtim me ligjin nuk ka konflikte te hapura. Nese personat nuk do te pranojne ta blejne token e zene, atehere automatikisht nepermjet ketij ligji ajo do t'ju merret. Kjo procedure parashikohet te kryhet brenda nje periudhe 3-vjecare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›