E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: I takon Nanos të vendosë se ç’do bëjë



PS 91, nuk është truk për vota

Koçi: Do marrim vota nga PS-ja e LSI-ja

Partia Socialiste 91 është e hapur për praninë e ish-kryetarit socialist, Fatos Nano. Kryetari i kësaj partie, Petro Koçi, deklaroi dje se Nano është një figurë me vlerë, por i takon këtij të fundit që të vendosë së çfarë duhet të bëjë përballë kësaj skene politike. Megjithatë, PS 91 nuk kufizohet ne vlerësimin për figurën e ish-kryetarit socialist. Më tej, në artikulimet e rrjeteve të kësaj partie, janë vlerësimet edhe për themeluesit të tjerë të PSSH-së, Servet Pëllumbi, Rexhep Mejdani apo Dritëro Agolli. “I takon atij që të vendosë përballë kësaj skene politike që po zhvillohet. Po ne vlerësojmë edhe figura të tjera, si Servet Pëllumbi, Rexhep Mejdani apo Dritëro Agolli. Pikëpyetja për një aktivizim të mundshëm të Fatos Nanos apo edhe nëse Nano fshihet pas krijimit të PS 91 është përfolur mjaft në shtyp. Kjo u ka dhënë arsye drejtuesve të PS 91 që të japin vlerësimet e tyre për ish-liderin socialist. Sipas tyre, pyetjet e shumta mediatike për Fatos Nanon tregojnë se ai mbetet një figurë e spikatur për të cilën proceset politike të vendit kanë ende nevojë,

E ndërsa ish-kryetari socialist vazhdon të heshtë, PS 91 mendon se forca që ajo disponon, do të kthejë të majtën në pushtet në zgjedhjet e 2009-ës. Për këtë kryetari i kësaj partie, Petro Koçi, tha se PS 91 tenton vota edhe nga PS-ja e Edi Ramës edhe nga LSI-ja, sepse sipas tij ka socialistë të pakënaqur nga Rama, por që nuk votojnë as për LSI-në.

Në lidhje me inicialet e kësaj partie, mjaft të ngjashme me PS-në që drejtohet nga Edi Rama, Koçi mohoi se është një truk elektoral për të marrë vota të pamerituara. “Nëse sot kemi PSSH, PSD, kemi dhe një parti PS 91 që është e pangatërrueshme”, - deklaroi Koçi. Ndërkohë që PS 91 ka shumë simbole të ngjashme me PS-në, përveçse ajo u referohet versioneve fillestare të tyre kur është krijuar PSSH-ja në 12 qershor të vitit 1991. PS 91 ka një flamur rozë me një dorë grusht që mban dy trëndafila, teserat që mbajnë firmën e Fatos Nanos, të cilat u hoqën me ardhjen e Ramës në parti.

Partia ka pak ditë që është zyrtarizuar dhe që në mbledhjet e para të saj është miratuar plani organizativ që do të shërbejë për ngritjen e strukturave të saj në të gjithë vendin, megjithëse procesi nuk nis që nga fillimi, sepse kësaj partie i parapriu Lëvizja për Politikë Institucionale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›