Koçi: Kodi, një shans për bashkimin e të majtës
Vendimi i presidentit për rishikimin e Kodit Zgjedhor, shihet si një spirale e mundshme për arritjen e kompromisit brenda partive të së majtës. Kreu i Partisë Socialiste '91, Petro Koçi në një prononcim për median e sheh të këtë edhe si një mundësi për të realizuar një bashkim brenda së majtës. Koçi vlerëson se kthimi i Kodit Elektoral për rishqyrtim në Kuvend përbën një shans për të garantuar bashkimin e të majtës së përçarë. Arsyet kryesore të përçarjes tek e majta janë ndryshimet e njëanshme kushtetuese dhe ndryshimet përjashtuese të Kodit Zgjedhor. "Meqenëse nga disa faktorë të së majtës është bërë thirrje për bashkim politik dhe kjo përputhet me dëshirën e shumicës së elektoratit, PS '91 propozon që të shfrytëzohet kthimi i Kodit në Kuvend për të garantuar gjithë përfshirje të së majtës në administrimin e zgjedh-jeve. Është momenti për të provuar sinqeritetin politik të së gjitha thirrjeve për bashkim", tha Koçi. Sipas tij, "bashkimi i së majtës nuk ka nevojë vetëm për thirrje, por për aksion politik bashkëpunimi dhe integrimi". "Presidenti i Republikës, duke e kthyer kodin, i ka dhënë një shans partive të së majtës në përgjithësi dhe PS-së e PD-së në veçanti, të ndërmarrin një qëndrim dhe rol të ri ndaj nevojës për bashkim", tha Koçi. Kthimi i dekretit nga ana e presidenti u pa një si mundësi që të ketë arrihet një kompromis sa më të gjerë, në lidhje me përbërjen e komisioneve që do të administrojnë procesin zgjedhor.