Koçi: Largimi i Berishës, vetëm me votë gjithëpërfshirëse
Kryetari i PSV 91, Petro Koci ka prezantuar në Krujë Hasan Stafën si kandidatë të partisë së tij dhe u ka bërë thirrje për bashkim socialistëve në kutitë e votimit më 28 qershor. Largimi i Berishës nga pushteti vjen vetëm me votim gjithëpërfshirës të socialistëve tha Petro Koçi.
Vota për të fortët politik të lagjes është kthim pas, është një votë për të kaluarën. Ne duhet të votojmë për një politikë konstruktive dhe ndërtuese si ajo e PSV91. bëj thirrje që të gjithë të votojnë sepse nëse nuk votojmë do vazhdojë të na mbetet në pushtet qeverisja Berisha, u shpreh Koçi.