E Diel, 1 Nëntor 2026

Peqin, dhunohet kreu socialist i komunës Gjocaj në Elbasan

Fushata zgjedhore vazhdon të shënojë incidente të rënda. Kreu socialist i komunës Gjocaj në Peqin është dhunuar pasditen e sotme nga militantë të Partisë Demokratike në këtë zonë. Lajmi konfirmohet nga kandidati i Partisë Socialiste në Elbasan, Agim Leka, sipas të cilit kreu i Komunës Gjocaj, Nazmi Gjyra është rrahur nga militantë demokratë.
Leka deklaron se në lidhje me këtë çështje është njoftuar policia, ndërkohë që ka nënvizuar se dhuna është presion politik ndaj anëtarëve të Partisë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›