E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, derë më derë në Burrel: Ja pse duhet të votoni PS

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në kuadër të turit elektoral ka vijuar takimet derë më derë me banorët të qytetit dhe fshatrave të Burrelit, duke u fokusuar në disa çështje të caktuara që sipas tij i merr përsipër programi i PS të zgjidhë siç janë varfëria, papunësia dhe analfabetizmi. Duke i prekur nga afër në terren këto çështje kreu i socialisteve ishte në familjen Gjoka në fshatin Kodercerre pak kilometra në dalje të qytetit të Burrelit. Konstatimi ishte, 11 frymë që nuk arrijnë dot të ushqehen me bukë dhe gjysma prej tyre analfabetë. Fill pas kësaj vizite në familjen Gjoka e cila nuk është e vetme që jeton nën kufijtë e skamjes dhe padijes, kryetari i PS, u fokusua në takimin elektoral në qendër të qytetit të Burrelit tek politikat që përfshin programi qeverisës i socialisteve për zbutjen e varfërisë dhe zhdukjen e analfabetizmit.Ndërkohë që ne flasim për papunësinë dhe varfërinë e skajshme në veri të vendit, zyrtaret e morën vesh vetëm para dy javësh se librat e shkollave shiteshin, u shpreh Rama. Angazhimi i kryetarit socialist përballë mijëra banoreve të Burrelit ishte një politike e re që do të rimëkëmbe arsimin, ku librat e shkollës do ti japim falas për çdo fëmijë të varfër. Më tej Rama tha se vota për Sali Berishën është votë për një tjetër qeveri të krijuar nga të njëjtët njerëz, për të njëjtat interesa, për të njëjtat oborre familjare e klanore dhe për të bërë edhe katër vjet të tjera të njëjtat pazare e xhuvelizma, si vitet që ikën. Unë nuk do të jem Kryeministri i një qeverie që bën biznes për një familje të vetme dhe ndan pasuritë e vendit me klientët e pushtetit të familjes kryeministrore, por do të jem Kryeministri juaj dhe nuk do të rri në krye të qeverisë për t'ju mbajtur fjalime pa pika e pa presje nga tryeza e qeverisë, siç bën Sali Berisha, as për t'ju treguar pse duhet të jeni të lumtur me Shqipërinë që e blen një euro familja ime, klientët e pushtetit të saj dhe shërbëtorët e qeverisë sime, siç bën Sali Berisha, as pse duhet të jemi krenarë me tunele që hapen me gjysmën e parave tuaja, ndërkohë që gjysma tjetër, po e parave tuaja, shkon për shpenzime dhe qoka të familjes dhe të oborrit kryeministror, siç bën Sali Berisha, as për tua ulur taksat dhe për tua rritur rrogat me dorën e djathtë dhe pastaj duke ua marrë lekët xhep më xhep me dorën e majtë, tha Rama. Ndërkohë që para mijëra qytetarëve të Burrelit Rama tha se ai nuk bënte premtime në këtë fushatë por merrte angazhime para gjithë shqiptarëve për të realizuar transformimin e madh që i duhet vendi, i cili mund të vijë vetëm me punë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›