E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi: Prioritet, punësimi i të rinjve

Kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Durrësit, Blendi Klosi është takuar me të rinjtë e qytetit të Shijakut. Në fjalën e tij Klosi nënvizoi se PS do ti kushtojë një vëmendje të veçantë punësimit të të rinjve. Më 28 qershor të rinjtë e Shijakut dhe të gjithë Shqipërisë duhen ta kenë të qartë ndarjen ndërmjet dy modele: Atë të njeriut të punës, të ndryshimit të përfaqësuar nga Edi Rama dhe modelit të plakur dhe gënjeshtar të përfaqësuar nga Sali Berisha,  tha Klosi i cili u bëri thirrje të rinjve që më 28 qershor të votojnë për PS-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›