Spiropali: Berisha dështoi me lëvizjen e lirë
Kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, vijon të sulmojë qeverinë duke u shprehur se Berisha dështoi me vizat dhe Bashkimi Evropian i vuri vizën Shqipërisë për shkak të Berishës, që na la jashtë paketës së fundit të liberalizimit ku hyri dhe Serbia.
Pas kësaj ne do ta kemi po aq të vështirë të hyjmë në Maqedoni sa çe kemi sot të shkojmë në Itali e Greqi. Ky dështim i turpshëm duhet dënuar me votë. Edi Rama e Partia Socialiste angazhohen që vitin e ardhshëm ti heqin kufijtë me BE për të gjithë shqiptarët, të cilët meritojnë më shumë se një kryeministër gënjeshtar dhe një ministër të jashtëm papagall të kryeministrit, u shpreh ajo.