E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrat elektorale të PS, ja taktika e vjetër e shtabeve rozë në kryeqytet

Paralel me hapjen e fushatës për zgjedhjet e 28 qershorit, kanë nisur punën edhe zyrat elektorale të Partisë Socialiste jo vetëm në Tiranë, por në mbarë vendin, duke përdor taktikën e tyre të vjetër për të fituar zgjedhjet. Socialistët, ndryshe nga demokratët, punojnë në heshtje dhe në mënyrë individuale duke shkuar derë më derë, sidomos votuesve të pavendosur. Kështu, më konkretisht, për sa i përket funksionimit të zyrave në kryeqytet, çdo njësi bashkiake ka një qendër kryesore, e cila organizon dhjetëra qendra të tjera më të vogla. Sipas drejtuesve të qendrave elektorale, këto zyra do të shërbejnë për koordinimin e punës së organizatave me anë të vullnetarëve dhe anëtarësisë socialiste gjatë përgatitjeve zgjedhore, duke pasqyruar programin dhe duke bërë propagandë politike në çdo lagje e familje. Zëdhënësi i Zyrës Elektorale për PS në Njësinë Bashkiake Nr. 2 në Tiranë, Edmond Muhametaj, shprehet se kjo njësi ka rreth 50 zyra elektorale të vendosura nëpër lagje dhe takimet me popullin funksionojnë në bazë të programit të Partisë Socialiste. Sipas tij, çdo njoftim në lidhje me fushatën zgjedhore bëhet nëpërmjet vullnetarëve dhe kryetarëve të organizatave, të cilët përveç shpalljes së programit ata njoftojnë elektoratin edhe për vendimet e ndryshme. Të gjitha strukturat janë në maksimumin e vet të efiçencës. Ata punojë edhe në grup, por edhe në mënyrë individuale duke bindur njerëzit që të votojnë të majtën. Për sa i përket programit, ai ka kohë që është publikuar, pra që me fjalën e Ramës në mbledhjen në Pallatin e Kongreseve. Përgjithësisht elektorati i majtë e ka pranuar programin e PS, por strukturat e PS punojnë më shumë për të kthyer atë elektoratin gri që është ende i pavendosur se për cilën parti do të votojë në zgjedhjet e 28 qershorit, u shpreh Muhametaj. Sipas tij avantazhet e socialiste janë pikërisht vullnetarët, të cilët janë të shumtë në numër dhe japin një mbështetje absolute për PS. Rreth 85 % e vullnetarëve të Partisë Socialiste janë me arsim të lartë. Ndërsa rreth 35 % e tyre janë me dy fakultet dhe janë të kualifikuar me master në fushat përkatëse. Pra ky është një kontingjent shumë cilësor që e ushqen fort PS, u shpreh ai. Më tej Muhametaj sqaroi se një pikë e fortë e socialistëve që do të fitojnë zgjedhjet janë edhe organet e saj mediatike, si ato të shkruara ashtu edhe ato audiovizive, të cilat e ndihmojë jashtëzakonisht PS për të dominuar zgjedhjet. Ndërsa, për sa i përket ndryshimit organizativ midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ai theksoi se në bazë të elementëve që janë të dukshme, konstatohet se PD ushtron trysninë e të qenurit në pushtet, duke bindur njerëz ti bashkohen asaj edhe jashtë dëshirës së tyre, pasi në të kundërt kërcënohen për heqje nga puna etj. Drejtoria Arsimore në Tiranë u ka kërkuar me insistim të gjithë mësuarve dhe drejtorëve të shkollave numrin e pasaportës dhe kjo duket qartë se nuk është gjë tjetër veçse një presion i hapur që u bëhet këtyre njerëzve. Kjo bëhet me qëllim për ta ditur nëse do të votojnë apo jo. Partia Socialiste këto forma barbare nuk i njeh as nuk i praktikon kurrë, vijoi ai. Ndërkaq, duke u ndalur gjithnjë tek mënyra e funksionimit të zyrave elektorale të Partisë Socialiste në këtë fushatë, mësohet se për të drejtuar stafet elektorale, janë caktuar delegatët e Kryesisë, të cilët do të ndjekin nga afër dhe do të jenë përgjegjës për organizimin elektoral gjatë fushatës zgjedhore. qartë se për cilën forcë politike do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›