E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Ruli përdor punonjësit e KESH në fushatë, me kërcënime për vendin e punës

Kandidatja për deputete e Gjirokastrës Arta Dade, ka ftuar në debat televiziv kundërshtarin e saj në krye të listës së PD së Gjirokastrës Genc Ruli. Sipas Dades, ministri i Ekonomisë Genc Ruli ka zënë fshatrat me radhë në Gjirokastër dhe në dy rrethet e tjera të Qarkut duke u fshehur ndërkohë që nuk u paraqit në debatin televiziv që ishte parashikuar të premten e kaluar. E ftoj të vijë dhe të përballet në debat, është shprehur zonja Dade. Kandidatja për deputete Arta Dade, i ka bërë thirrje kandidatit të PD për deputet Genc Ruli të ndalë presionet për heqje nga puna të punonjësve të administratës në këmbim të pjesmarrjes së tyre në mitingjet elektorale apo dhe në këmbim të votës. Ai po përdor punonjësit e KESH për të bërë fushatë dhe kërcënon me bukën e gojës rrogëtarët e thjeshtë-është shprehur zonja Dade. Genc Ruli gjatë katër viteve të fundit në Gjirokastër ka sjellë investime sa vlera e investuar në 7 cm të rrugës Durrës-Kukës dhe për këtë ai dhe ata që e përfaqësojnë PD në Gjirokastër dhe kudo në Shqipëri, nuk duhen votuar, u shprehur Dade.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›