E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koci: Rama, hiq dore nga fryma e perjashtimit ne PS Intervistoi: Denis Dedej

Zoti Koci, vendi yne mbushi 1 vit nga dita e anetaresimit ne NATO. Si e shikoni ju zhvillimin e Shqiperise gjate kesaj periudhe?
Gjykoj se vendi ka perparuar fare pak ne moshen njevjecare si anetare e NATO-s. Kjo periudhe korrespondon me nje nga fazat me regresiste e me te korruptuara te demokracise shqiptare. Shoqeria, individi dhe sjellja e institucioneve jane te detyruara t'i nenshtrohen nje Kushtetute te korruptuar, produkt i nje pazari nderpersonal Rama- Berisha dhe i nenshtrimit te Kuvendit te legjislatures se kaluar. Sigurisht qe ka perparime ne disa aspekte teknike, sic eshte plotesimi i kritereve per perfitimin e liberalizimit te vizave, apo ne aspekte te kontributeve nderkombetare ushtarake. Sigurisht qe pozita nderkombetare e Shqiperise sa vjen dhe perforcohet. Ndalesa e shkurter e ketij perparimi qe u lidh me ceshtjen SHISH dhe qe lidhet jo vetem me gabimin trashanik te Berishes, por edhe me paktin Rama-Berisha per Republike kryeministrore dhe kufizim te mandatit te nje drejtuesi te nje institucioni te ngjashem sic eshte Prokuroria, nuk e frenoi dot me shume se ndodhi ne fakt. Ndersa gjendja e brendshme demokratike dhe social-ekonomike po rendohet se tepermi. Mendoj se shkaku kryesor i ketij zhvillimi negativ dhe pse jo te rrezikshem gjendet tek monopolizimi i shtetit dhe politikes ne duart e dy politikaneve te cilet nuk ndryshojne shume nga njeri-tjetri, tek monopolet financiare dhe tek kriza ekonomike boterore e rajonale.
Zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, ishin nje test i rendesishem per vendin tone. Por, pas shpalljes se rezultatit perfundimtar ka pasur ankesa nga opozita per numerimin e votave. Si i shikoni ju keto pretendime?
PSV '91 eshte ndofta partia me e grabitur nga zgjedhjet e 28 qershorit, pavaresisht se ne rezultatin e arritur nuk ia dedikojme vetem manipulimit, por edhe paaftesise votuese per ndryshim te vertete te qeverisjes se vendit dhe mungeses se kurajes kolektive, per te kerkuar me shume kontroll qytetar mbi politiken dhe vendimmarrjen. Opozita zyrtare e ka ndryshuar ne vijimesi qendrimin dhe kerkesen e vet, pas pretendimeve per parregullsi te zgjedhjeve, qe ajo administroi bashke me PD-ne. Tani ka ardhur ne nje situate ku kerkesat rrotullohen rreth boshtit te transparences. Mendoj se ky eshte nje zhvillim pozitiv. Pra nga kembengulja per te rinumeruar votat e qarqeve Tirane, Shkoder e Berat ne propozimin per transparence qe identifikon autoret, metodat dhe pasojat e manipulimit zgjedhor. Une e mbeshtes katarsisin elektoral. E kam kerkuar edhe pas zgjedhjeve te 2005-es. Por atehere PS gjykonte se humbja e Nanos ishte e ndershme dhe jo e manipuluar, prandaj grupi im parlamentar e beri veshin shurdh. Zgjedhjet e 2009-es ishin pergjegjesi direkt e PS edhe ne pretendimin per manipulime. PS i garantoi shqiptaret per numerim korrekt te votave, prandaj do te ishte e udhes qe para se te pretendoje katarsis mbi procesin e 28 qershorit, te kerkoje falje publike. Gjithsesi kembengulja per transparence duhet shfrytezuar ne dobi te garantimit te proceseve te ndershme zgjedhore ne te ardhmen. ndershmeria e zgjedhjeve fillon nga ndryshimi i sistemit te korruptuar zgjedhor. Nje sistem i korruptuar nuk mund te prodhoje proces te ndershem zgjedhor.
Cili eshte mendimi juaj per qendrimin e mbajtur nga PS dhe lideri i saj Edi Rama, pas zgjedhjet e 28 qershorit?
Rama duhej te mbante pergjegjesi para partise dhe qytetareve per bashkepunimin me Berishen ne kurriz te demokracise dhe votave te se majtes. Ndersa Berisha ndertoi nje koalicion te gjere elektoral dhe thithi gjithe potencialin e mundshem votues ne favor te tij Rama ndertoi nje koalicion perjashtues dhe percares. Perpjekjet e mia dhe te PSV '91 per te ndikuar sado pak per nje votim gjitheperfshires te se majtes ndeshen murin e forte te interesave po aq te forta personale te grupit politik qe rrethonte lidershipin socialist. Uroj qe disa "profesore" te moshuar dhe me pervoje qe kane ndikim tek lideri i PS te kuptojne nje dite se percarjen e pjell autoritarizmi e monopolet e jo liria e mendimit dhe e shprehjes se tij. Sidoqofte eshte koha per te menduar per te ardhmen. Uroj qe Kongresi i PS te ndertoje rrugen e ndryshimit, autokritikes dhe bashkimit parimor e programor te vete PS dhe gjithe te majtes. Nje bashkim ku justifikimi nuk eshte Berisha, por e ardhmja mire dhe e shendetshme. PS eshte nje pasuri kombetare qe s'duhet lene ne duart e nje grushti njerezish.
A eshte rruga e protestave, zgjidhja e duhur per situaten aktuale?
Protesta funksionon si mjet demokratik. Rendesi ka qellimi dhe administrimi i saj. Mendoj se kemi te bejme me nje strategji pushteti dhe me zgjedhjet lokale fillimisht. Mendoj se Rama dhe Berisha, jane duke u justifikuar me njeri-tjetrin ne qendrimet aktuale politike. Berisha me faktin qe ia la ne dore opozites sistemin dhe monopolizimin e administrimit te procesit dhe Rama me krizen ekonomike, konsumimin politik te Berishes e sidomos me ngurrimin e ketij te fundit per te pranuar hapjen e kutive.
Cila do te ishte zgjidhja per ju?
Une e kam propozuar prej kohesh projektin e zgjidhjes se situates. Transparence zgjedhore pa paracaktime partiake, ndryshim i Kushtetutes dhe sidomos i sistemit zgjedhor ne favor te pluralizmit dhe nje marreveshje pozite-opozite ne mbeshtetje te integrimit. Zgjedhjet e parakohshme, pa ndryshuar sistemin nuk i hyjne ne pune zgjidhjes afatgjate te krizes. Ato vetem do riciklonin bojkotet.
Si e shikoni situaten politike brenda PS?
Per kete duhet folur me shume pas Kongresit. Uroj qe fryma e perjashtimit te harrohet. Uroj qe vendin e intolerances se interesave personale, te Berluskoneve te PS ta zere urtesia per interesat publike. Statuti i nje partie nuk do pare me si nje ceshtje e 'brendshme", por si interes qytetar. Nje statut gjitheperfshires e jo perjashtues do ishte investim i mirepritur per demokracine ne vend. Sjellja politike e PS ka nevoje per ndryshim tej shpirtit politik Berluskonin, pra thjesht afarist drejt nxitjes se programit se mireqenies sociale.
Mendoni se do te kete nje zgjidhje brenda periudhes se zgjedhjeve vendore dhe nese jo, cfare do te ndodhe?
Nuk jam optimist. Dhe per dreq zakonisht me dalin parashikimet. Gjithsesi uroj qe kesaj radhe te dal huq. Pra te kemi nje zgjidhje parimore, demokratike dhe ne sherbim te te gjitheve. Nuk shoh asnje projekt parimor tek PS dhe PD per zgjidhjen e krizave. Shoh vetem strategji per pushtet. Partia jone mbetet e gatshme te kontribuoje qofte edhe modestisht ne shendoshjen e se majtes, bashkimin e saj dhe ne dialogun politik ne pergjithesi. Nderkohe po pergatitemi per zgjedhjet lokale. Do te vazhdojme te ruajme pozicionin tone politik kunder privatizimit te Kushtetutes, shtetit dhe politikes nga dy persona.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›