"Vizat per Shqiperine dhe Bosnjen hiqen ne qershor"
Bashkimi Evropian eshte i gatshem per ta shpallur terheqjen e regjimit te vizave, per shtetasit e Bosnjes dhe te Shqiperise ne muajin qershor, thane politikanet e Bosnjes. "Ministri i Jashtem i Spanjes, Miguel Angel Moratinos, me tha qartazi se ata zyrtarisht do ta shpallin terheqjen e regjimit te vizave ne qershor", tha lideri politik boshnjak, Sulejman Tihiq. Ai me tutje ka theksuar se shpallja e ketij vendimi, do te behet gjate samitit "Bashkimi Evropian - Ballkani Perendimor", ne Sarajeve ne fillim te qershorit. Nderkohe qe Bashkimi Evropian ka ne qender te vemendjes Shqiperine e Bosnjen, ne rrugetimin e tyre drejt zones "Shengen" si dhe integrimin ne kete strukture brenda afateve te percaktuara me pare. Ka qene Miguel Angel Moratinos, ministeri i Jashtem i Spanjes, vend ky qe kryeson Presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, ai i cili dje ka deklaruar se "Ballkani Perendimor dhe ne vecanti Shqiperia e Bosnja, jane lart ne listen e prioriteteve te BE-se". Ai keto komente i beri pas takimit me ministrin e Jashtem te Bosnjes, Sven Alkalaj, ne Sarajeve. Morations rikujtoi dhe njehere se ne qershor ne Sarajeve, me nismen e Spanjes do te mbahet samiti "Bashkimi Evropian - Ballkani Perendimor", i cili, sipas tij, do te kete rendesi historike dhe do te jete rast per Bosnje- Hercegovinen dhe per Shqiperine, qe te tregojne percaktimin e tyre per ardhmerine evropiane. Perfaqesuesi i larte nderkombetar ne Bosnje, Valentin Incko, tha se "situata ne kete vend eshte shqetesuese dhe zgjedhjet e tetorit jane rast per kthimin e kesaj gjendjeje". Ai keto komente i beri pas takimit me ministri e Jashtem spanjoll, Moratinos dhe me ZV/Sekretarin Amerikan te Shtetit, Xhejms Steinberg, qe aktualisht gjendet ne Sarajeve. Nderkohe qe nuk kane qene te pakta garancite qe vendet anetare te BE, sidomos Italia, Spanja dhe Greqia ata qe kane kerkuar me insistim pershpejtimin e procedurave per vendimin e heqjes se vizave te Shqiperise e Bosnjes me BE.