Doris Pak: Deputetet e PS vuajne diktaturen e Rames

Eurodeputetja Doris Pack, i beri thirrje dje deputeteve socialiste, te punojne dhe te mos te jene te nenshtruar ne ate qe ajo e quajti, diktature te kryetarit Edi Rama. Ne nje interviste per televizionin "Klan", Pack tha se Partia Socialiste po ben sjellje kalamajsh, aspak serioze, duke theksuar se ne kete menyre po tregon papjekuri politike.
Zonja Pack, si e vleresoni qendrimin e Partise Socialiste per te marre pjese ne Kuvend, vetem per te kerkuar transparencen e zgjedhjeve?
Shqiperia po perballet tani me nje situate absurde, pasi qeveria po punon, duke cuar cdo gje perpara, nderkohe qe e vetmja qe nuk punon eshte opozita. Nuk flas per te tere opoziten, pasi une kam kontakte te vazhdueshme me disa deputete te opozites, te cilet po vuajne nen ate, qe do ta quaja, diktature e Edi Rames, liderit te Partise Socialiste. Partia nuk perfaqeson vendin dhe deputetet duhet te punojne per t'i sherbyer vendit. Ajo qe socialistet po bejne ne kete moment po cenon imazhin e Shqiperise, pasi edhe pse qeveria ka bere ate qe duhej te bente, opozita po jep imazhin e mungeses se pjekurise politike. Kjo eshte e turpshme dhe ata duhet ta ndalojne kete gje, jo per shkak te Berishes, apo Metes, por per shkak te qytetareve.
Cfare mund te thoni per kerkesen e vazhdueshme te te majteve, per transparence te zgjedhjeve?
Vezhguesit nderkombetare i kane vleresuar zgjedhjet e qershorit si me te mirat qe ka pasur Shqiperia. Une isha personalisht atje dhe duke qene, se kam ndjekur te gjithe proceset zgjedhore nga afer, mund te konfirmoj se ato ishin me te mirat deri tani. Nese ka pasur ankesa, keto duhet te drejtoheshin Komisioni Qendror te Zgjedhjeve, ndaj nuk kuptoj, se si socialistet te lene liderin e tij te veproje sic vepron. Kjo parti po keqperdoron imazhin e Shqiperise dhe kjo mund te influencoje ne disa vendime qe do te merren nga Keshilli i ministrave te BE-se. Shpresoj, qe anetaret e Partise Socialiste te tregohen me te arsyeshem se lideri i tyre, pasi ai nuk eshte as deputet.
Opozita kerkoi nje komision hetimor parlamentar per zgjedhjet, qe kur u krijua, nuk u pranua prej tyre? A e keni ndjekur kete ceshtje?
Ata duan gjithnje dicka dhe kur ia arrijne, kerkojne dicka tjeter. Eshte sjellje kalamajsh kjo. Nuk eshte aspak serioze. Shpresoj se anetaret e tjere te Partise Socialiste te ndryshojne dicka ne partine e tyre, pasi ne kete menyre, vendi nuk do te arrije kurre pjekurine politike, duke u mbajtur peng nga opozita. Shpresoj, qe ata te kontribuojne qe vendi te ece ne nje drejtim edhe me te mbare, te mbeshtesin koalicionin qeveritar te perbere prej te djathtes dhe te majtes, qe eshte nje arritje shume e madhe per Shqiperine, por kjo nuk i pelqen Edi Rames, pasi eshte Meta qe po e kryen detyren qe ka dhe jo ai. Une kam respekt te plote per Meten dhe Berishen, pasi gjeten gjuhen e perbashket per te punuar bashke per nje Shqiperi evropiane.
Cfare mund te thoni per tendencen per te krahasuar Bosnjen me Shqiperine, ne procesin e liberalizimit te vizave?
Asnje nuk mund te thote, se Bosnja eshte me e avancuar se Shqiperia, pasi realiteti eshte ndryshe. Por keto vende gjenden ne te njejten kategori, duke qene, se nuk u futen me grupin e pare ne listen e bardhe "Shengen". Une kam pare qe Shqiperia i perbush te gjitha kushtet teknike. Kete e kane deklaruar publikisht edhe koleget e mi qe erdhen ne Shqiperi, duke evidentuar se kriteret jane permbushur dhe se duhet te jepet heqja e vizave per qytetaret shqiptare. Mund t'ju them, se Bosnja ka bere disa progrese ne kuadrin e liberalizimit te vizave. Nuk mund te gjykoj, nese ata jane ne te njejtin nivel me Shqiperine, por gjithsesi, niveli nuk mund te jete me i mire se i Shqiperise.