E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bare kercenon deshmitarin Redinalda Caushaj

Tirane- Kreu i "Bandes se Lushnjes", Aldo Bare ka deklaruar dje para gjykates se ishte i fuqishem edhe brenda qelise. Per tre ore me radhe, ai ka debatuar me deshmitarin Gramoz Selmani, i cili ishte thirrur ne proces per te deshmuar ne cilesine e bashke te pandehurit. Sipas prokuroreve te ceshtjes, Gentian Trenova dhe Besnik Muci, deshmitari Selmani ka pasur nje mase sigurie, pasi ka qene i pandehur ne nje proces te lidhur. Dosja mesohet se mbante numrin 158 te Prokurorise se Lushnjes ne vitin 1997, per vrasjen e Genci Kasharit dhe Ramadan Shkurtit. Avokati Meci i kerkoi prokuroreve qe te cilesohej statusi i tij, por prokuroret kane saktesuar se nuk eshte pjese e ketij procesi dhe nuk kishte asnje ceshtje ne ngarkim te tij, por ai do te pyetej sipas nenit 167. Gramoz Selmani eshte pyetur ne gjykate ne prani te avokates se tij Nazmie Caca, e caktuar nga gjykata.
Deshmia e Selmanit
"Gjate vitit 1997 kam qene ne Greqi. Kur jam kthyer ne Shqiperi ka qene muaji korrik. Nje dite kur kam shkuar per te blere uje, shikoj Artur Dajen me vellane e tij Lorenc Dajen dhe djalin e xhaxhait, Alfred Dajen. Qene 5 ose 6 persona ne lokalin e Dajes. Me thane: "Hajde te hash ndonje gje". Vjen nje makine dhe qellon me kallash. Ne u futen poshte tavolines. Pushuan te gjuajturat. Pasi ngrihemi, Arturi qellon nga mbrapa. Personat qelluan ne drejtimin tone. Pas ketij momenti ishte vrare nje nga personat qe qene ne tavoline. Makina ishte "Audi" me ngjyre te zeze. Arturi gjuajti nga mbrapa me "Kallash" dhe makina ndaloi. Tek cepi pashe Alfred Shkurtin. Arturi shkoi tek makina e Ramadanit, vellait te Alfred Shkurtit, i mori pistoleten dhe i gjuajti ne koke. Alfred Shkurti iku me vrap, bashke me nje person tjeter", nisi te deklaronte Selmani.
Ne kete moment menjehere ka reaguar Bare nga brenda kafazit te hekurave. "Ika me vrap se kisha frike une e, te q..... robt, kurve, iu drejtua Bare, deshmitarit. Selmani duke mos u kthyer fare nga i pandehuri, ka vazhduar deklarimet e tij. Ai ka shpjeguar se nuk kishte arritur t'i njihte personat dhe se ata vazhdonin te qellonin. Deshmitari ka treguar se pas ngjarjes kishte shkuar ne shtepi, ku kishte marre gruan dhe kunaten e tij, per t'u nisur te nesermen per ne Greqi. Deshmitari mesohet te jete rikthyer pas 6 muajsh, pasi ishte kapur nga policia per mungese te dokumenteve. Per t'u larguar serish, ai kishte kerkuar ndihmen e Nimet Zenelit, i cili e kishte takuar me Nazarin dhe te tre, ishin nisur per ne drejtim te Fierit. "Ne kthesen e fshatit Kolonje na doli para Ilir Stergu me Arben Boricin, te cilet qene me automatik ne ane te rruges. Thashe, shpejt se na vrane. Nazari hedh makinen ne krahun e majte. Del Nazari dhe Meti, une u futa poshte makines. Ata qene afer dhe po i qellonin Nazarit dhe Metit, duke i ndjekur nga fusha qe ata ishin duke ikur me vrap. Une kalova rrugen, kur del Alfred Shkurti dhe nisen te qellojne. Hyra ne nje shtepi ku kerkova ndihme dhe pashe qe Meti ra ne kanal. Arben Borici dhe Ilir Stergu i qelluan Metit. Alfredi ishte me Enver Dondollakun tek cepi i dyqanit dhe qellonin. Pasi kerkova ndihme i hipa autobusit dhe ika ne Fier. Takova Nazarin dhe me tha: "S'te ndihmoj dot". Une i thashe qe Metin e vrane", tha me tej deshmitari. Pasi Selami eshte kthyer ne Lushnje, e ka takuar Afrim Hoxha. "Me tha mos rri me ketu se Nazarin e vrane. Me tha se ata kishin gjuajtur drejt makines dhe kishin vrare Nazarin, me pas kishin gjuajtur edhe mbi Afrimin, por ai i kishte ikur. Kam shkuar tek vellai i Nazarit, ku i tregova se i vrane vellane. Ai me tha: "Ik qe ketu se do te na vrasesh edhe ne". Kur takova babane e Mehmet Zenelit i thashe se kush ia kishte vrare djalin dhe ai me tha: "Hajde me mua ne Lushnje", por une nuk pranova se po me rrezikohej jeta", vazhdoi me tej. Deshmitari i beri me dije gjykates se te pandehurin Aldo Bare e njihte si djale lagjeje, ndersa Arben Boricin e kishte shoke. Diten e perplasjes, Artur Daja kishte edhe bomba ne tavoline.

Debati mes Bares dhe deshmitarit

Aldo Bare: Sot e ke pasur shansin qe te tregohesh i paster dhe po ta kishe bere kete, une do te te falja, per Zotin qe do te te falja per ate qe bere. Kur me ke njohur per here te pare, kur me ke pare per here te pare?
Selmani: Per here te pare te kam pare ne Lushnje dhe te kam pare, para viteve 90. Te kam njohur si djale shume te mire.
Aldo Bare: Diten qe erdhi makina "Audi" i zi dhe ti ishe ulur te kafja me Tur Dajen dhe ata te tjeret, ke pare gje disa persona te armatosur tek lokali?
Selmani: Jo s'ka pasur asnje person te armatosur te lokali, kur po vinte makina. Makina po vinte shume avash me rreth 20 kilometra ne ore dhe kur u afrua aty filloi te gjuante me xhama mbyllur. Dhe une u ula poshte dhe Artur Daja gjuajti nga mbrapa makines. Mbrapa makines ishte i ulur Ramadan Shkurti me Enver Rabine. Ndersa para ishe ti, me shoferin.
Aldo Bare: Ne paskemi filluar te gjuajme me xhama mbyllur, ndersa ti je ulur poshte tavoline dhe na i paske pare te gjitha keto ngjarje nga poshte tavolines. Dhe me pas me paske pare dhe mua te zbrisja nga makina dhe te lija vellane tim te plagosur dhe te ikja me nje tjeter.
Selmani: Po kjo eshte e vertet, pastaj ty te pane te gjithe edhe vete Lorenc Daja.
Aldo Bare: E habitshme qe poshte tavoline i ke pare te gjitha keto, po pastaj ku shkove ti?
Selmani: Pastaj ika tek Sulovari dhe i thashe per ngjarjen dhe ai me tha qe te mos perfshihesha dhe te largohesha, pasi Tur Daja nuk ishte shoku im dhe kishte vrare nja kater veta. Kaq me ka thene.
Aldo Bare: Nuk eshte e vertet, pasi ti ke vajtur te Sulovari dhe i ke thene qe ke qelluar drejt makines "Audi" te zi qe po vinte dhe kur pe qe ishte vellai im brenda i ke thene Tur Dajes qe mos te gjuante, por ai vazhdoi dhe vrau vellane tim. Madje Sulovari te ka thene qe shkoi kerkoi falje Aldos se ai eshte burre dhe do te te fal. Pastaj ti ishe ulur ne kafe c'ne qe po shikoje nga makina qe po vinte ne rruge dhe qe ishte e zeze. Eshte absurde kur nje person eshte ulur ne kafe s'ka pune te shikoj se cfare makinash kalojne ne rruge.
Selmani: Nuk eshte e vertet qe i kam thene keto gjera Sulovarit.
Aldo Bare: Domethene vajti gjithe kjo makine me mua budallain brenda, per te vrare Tur Dajen dhe aq me shume qe ne paskemi gjuajtur me xhama te mbyllur. Dhe te gjithe ju na qenkeni ulur poshte tavolines ndersa Tur Daja si trim i ka dale para plumbave, Turi s'kishte frike, po ti e di qe Turi ishte homoseksual. Ke qene ndonjehere ne burg?
Selmani: Kam qene ne burg 14-vjec per vjedhje.
Aldo Bare: Nuk ke qene vetem per vjedhje, ti je futur ne burg edhe per vrasje. Po diten kur u vra Mehmet Zeneli ku isha une, ku me ke pare?
Selmani: Pasi na doli para makines Arben Borici me Ilir Stergun, kur zbrita u futa poshte makines. Me pas dola nga makina dhe dole ti para meje, por une ika kalova rrugen dhe iu ngjita kodres dhe u futa ne nje shtepi ku pashe ngjarjen. Ti ishe te nje lokal ulur dhe po gjuaje, ndersa pashe Boricin dhe Stergun qe po gjuanin tek per tek dhe po ndiqnin Nazarin dhe Mehmet Zenelin. Ata ishin rreth 400 metra larg.
Aldo Bare: Po ti ishe qe te paska zene makinat, pastaj ti me paske pare mua 100 metra larg dhe me paske kaluar para hundes dhe nuk je trembur ti nga te shtenat. Edhe une te isha kur te me gjuante dikush une do ikja dhe s'do shikoja se kush ishte mbrapa. Pastaj paske pare nga aq larg rreth 400 metra larg Boricin dhe Stergun qe po ndiqnin shoket e tu, dhe une ne lokal po gjuaja 100 meter larg! Dhe une s'paskam pasur fuqi.
Selmani: Po te pashe edhe ty.
Aldo Bare: Jam akoma i fuqishem edhe ketu ku jam dhe do ta tregoj. Thuaj edhe nje here me ke pare mua tek Tur Daja dhe tek vrasja e Mehmet Zenelit?
Selmani: Po te kam pare.
Bare: Ja si ma vrane vellane
Pas deklarimeve te deshmitarit Gramoz Selmani, Aldo Bare ka shpjeguar se "ne momentin qe ka ndodhur perplasja me makinen, nuk ka asnje ne ate lagje qe te deshmoje, ashtu si Selmani. Makina eshte goditur e para nga 4 "Kallash" dhe kane hedhur edhe bomba. Makina ka qene ne ecje dhe eshte goditur dhe me pas eshte luajtur me 2 personat e plagosur qe ishin ende gjalle. U vra ne fillim shoferi dhe u plagos vellai im bashke me nje tjeter. Enver Rabia ishte brenda ne makine dhe ma tha gjithe kete ngjarje. Une nuk isha ate dite aty dhe nuk ka nga te me kete pare Selmani. Une nuk isha brenda ne makine. Arsyeja pse u godit makina ku ishte vellai im, ishte pasi nje dite me pare ishte goditur me snajper Tur Daja. Dhe Alfred Haxhia e dinte kete gje dhe keta te zgjuarit Gramoz Selmani dhe Tur Daja, mendonin se kjo makine qe po kalonte kishte brenda persona te komitetit te shpetimit. Si do te coja une nje makine per te vrare Tur Dajen, kur mund ta vrisja dhe do ta vrisja me duart e mia. Nje shoke e shpetoi Enver Rabine, une arrita ta gjeja dhe ai me tregoi se Gramoz Selmani dhe Tur Daja, kane qelluar makinen ku ishte im vella dhe e kane vrare."

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›