E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: Rama i solli humbjen të majtës

Kreu i Partisë Socialiste të Vërtetë 91, Petro Koçi theksoi se rezultati i këtyre zgjedhjeve elektorale ka qenë i ekuilibruar. Koçi tha se në këto zgjedhje ka qenë paaftësia e qytetarëve shqiptarë për të votuar ndryshe nga 21 prilli. Ai ka akuzuar Ramën dhe Berishën si hajdutë të votave dhe shkatërrues të sistemit zgjedhor. Sipas tij, të dy liderët e partive të mëdha, në konsensus me njëri-tjetrin grabitën votat e partive të vogla. Kur vunë re se mandatet nuk mjaftonin, filluan konfliktet dhe e pamë çfarë ndodhi në Bushat. Ka pasur një taktikë elektorale të pandershme, luftë e ashpër për të eliminuar çdo tentativë ndryshe, deklaroi Koçi. Sipas tij në këto zgjedhje elektorale, lideri i PD, Berisha nuk ka ndjekur të njëjtën taktikë që ndoqi lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama i cili përveç PD ka bërë thirrje që të mos votohen as partitë që kanë qenë në aleancë me të. Koci theksoi se politika e Ramës ka qenë gjithmonë që të zhdukë të gjitha mendimet ndryshe, dhe këtë kërkoi të bëjë dhe me LSI-në, në spotet publicitare si dhe gjatë mitingjeve të saj elektorale, sipas tij Rama duhet të mbajë ;përgjegjësi për humbjen e së majtës. Koçi ka theksuar se përgjegjësia kryesore e humbjes së të majtës bie direkt mbi Ramën dhe partitë e tjera të cilat kanë qenë aleate me PS, sepse pranuan kodin e Ramës. Sipas tij kodi zgjedhor i cili funksionoi në këtë sistem zgjedhor ishte një kod që favorizoi humbjen e votave të qytetarit, dhe me pak hile mund të bëhej fitues njëra nga dy forcat e mëdha politike. Në Elbasan votat u dogjën nga thirrja e Ramës mos votoni për LSI, edhe pse PS kishte më tepër vota. Nëse do të arrihej pragu, njerëzit do të ishin të çliruar nga thirrja e Ramës e majta do të kishte marrë një deputet më shumë, tha Koçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›