Koçi: “Të hiqet imuniteti i Mediut”
Autori i Lajmit: red.
Anëtari i Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, Petro Koçi, kërkon që t i hiqet imuniteti ish-kreut të Mbrojtes, Fatmir Mediu. Koçi ka dërguar vlerësimet e tij në Këshill nëpërmjet të cilave thekson se tragjedia e Gërdecit përbën jo vetëm një ngjarje të rëndë kriminale, por edhe një përgjegjësi e drejtpërdrejtë e klasës politike dhe sidomos e Qeverisë shqiptare. Sipas tij, nëse shteti ligjor nuk do të arrijë të zbardhë plotësisht përgjegjësitë penale, atëherë të gjitha angazhimet institucionale për të luftuar krimin dhe korrupsionin do të kompromentohen. “Kërkesa e Prokurores së Përgjithshme për autorizim të Kuvendit për procedimin penal të deputetit Fatmir Mediu gjendet në përputhje të plotë me nenin 73, pika 2 të Kushtetutës dhe me nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale”, - thekson Koçi. Ai shton më tej se dosja e Prokurorisë argumenton bindshëm kërkesën e saj. Ndërkohë ai thekson dhe gatishmërinë e Mediut për të lënë imunitetin. “Implikimi i mundshëm i FA-së të Republikës së Shqipërisë nuk përbën objekt të veprimtarisë së Këshillit të Rregullores. Procedimi Penal është kompetencë ekskluzive e Prokurorisë”, - ka pohuar Koçi në kuadër të debateve të fundit.
Ky lajm është publikuar: 10/06/2008