Sot dekretet do të diskutohen në Komisionin e Ligjeve
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Është Kuvendi që ka meritën e emërimit, pavarësisht mungesës së luajalitetit kushtetues të rastit. Besoj se sot do të mblidhet Komisioni i Ligjeve, pasi kryetari i tij, Fatos Beja, është kthyer pas një shërbimi të gjatë. Sapo komisionet t i shqyrtojnë dekretet në meritë, në substancë, sikurse thotë vendimi i Kushtetueses, ne do t i votojmë në seancë plenare”
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli nuk tërhiqet për dekretet e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Pavarësisht akuzave të bëra nga opozita se kryeparlamentarja po merr funksionet e Presidentit, Topalli u shpreh dje se dekretet do të shqyrtohen në komisonet e Kuvendit dhe se për këtë ka marrë dhe mendimin e konstitucionalistëve. Kryeparlamentrja pohoi gjithshtu se dekretet prej ditësh janë në Kuvend dhe pritet diskutimi i tyre nga komisionet, të cilat do të vendosin më tej për to. Ajo theksoi se vetëm pas kësaj procedure dekretet e ardhura nga Kreu i Shtetit mund të kalojnë për votim në seancë. Numri një i ligjvënësve i mëshon vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2005, në bazë të të cilit Parlamenti ka të drejtë të verifikojë këto dekrete. Ky qëndrim i kryeparlamentares ka sjellë reagime të ashpra të opozitës. Lidhur me këtë çështje, socialistët kanë kërcënuar për mocion shkarkimi ndaj Kryetares së Parlamentit.
Deklarata
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, siguroi të hënën në Kuvend, se dekretet e Presidentit për emërimet e reja në Gjykatën e Lartë do të fillojnë të shqyrtohen që sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. “Pas konsultimeve me konstitucionalistë dhe pavarësisht se më kanë akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut, sepse kërkova informacion për kandidaturat për Gjykatën e Lartë, në fakt të gjithë kanë rënë dakord në thelbin e asaj që është vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, - u shpreh Topalli në seancën e djeshme plenare në përgjigje edhe të akuzave të herëpashershme të opozitës për këtë çështje. “Sipas vendimit është Kuvendi, i cili ka të drejtën për të shikuar në substancë dhe për të shqyrtuar dekretet. Është Kuvendi që ka meritën e emërimit, pavarësisht mungesës së luajalitetit kushtetues të rastit. Besoj se sot do të mblidhet Komisioni i Ligjeve, pasi kryetari i tij, Fatos Beja, është kthyer pas një shërbimi të gjatë. Sapo komisionet t i shqyrtojnë dekretet në meritë, në substancë, sikurse thotë vendimi i Kushtetueses, ne do t i votojmë në seancë plenare”, - u shpreh Kryetarja e Kuvendit, Topalli. Paraditen e djeshme Partia Socialiste përsëriti kërkesën e saj për të futur në rend të ditës dekretet e Kreut të Shtetit. Anëtari socialist i Komisionit të Ligjeve, Besnik Dervishi, thotë se çështja e dekreteve do të vazhdojë të mbetet pezull. “Kemi marrë një njoftim nga Komisioni i Ligjeve se do të mblidhet nesër dhe do të jenë dy marrëveshje. Ka një vonesë totalisht të paarsyeshme, të kundërligjshme dhe që po shkel të gjitha rregullat procedurale”, - u shpreh Dervishi. Praktikisht, sipas deputetit socialist Besnik Dervishi, Gjykata e Lartë është e bllokuar, pasi nga 17 anëtarë kanë mbetur vetëm 10. Prej ditësh vazhdon debati mes Kuvendit dhe Presidentit lidhur me këto dekrete, të cilat presin ende në dyert e Kuvendit për t u votuar. Negociatat mes Topit dhe kreut të deputetëve demokratë, Astrit Patozi, për këtë çështje kanë dështuar pas vendosmërisë së Kreut të Shtetit për të mos u tërhequr nga emrat e dekretuar prej tij. Tashmë u mbetet komisioneve dhe më pas seancës të vendosë për ta.
Ky lajm është publikuar: 10/06/2008