E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e shtatzanës dhe e fëmijës, shfajësohen mjekët

24/11/2004  BERAT

Vdekja e një 32-vjeçareje gjatë lindjes, bashkë me foshnjën, në muajin gusht të këtij viti, në maternitetin e Beratit, ka bërë që ndaj kësaj ngjarjeje tragjike të ngrihet një hetim për procedim penal për të zbardhur shkaqet e kësaj vdekjeje të rëndë. Pas vdekjes së nënës, 32 vjeçe, bashkë me foshnjën, bashkëshorti i viktimës, Arben Mançe, ka akuzuar mjekët për vdekjen e gruas së tij. Para pak ditësh në Prokurorinë e rrethit të Beratit ka mbërritur edhe ekspertiza nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, e cila shkarkon nga përgjegjësitë për këtë vdekje të dyfishtë mjekët e spitalit. Por, sipas kryeprokurorit të Beratit, Xhemal Saliaj, bëhet e ditur se ligji i jep mundësi për të vazhduar procedimin penal për këtë ngjarje. Në një intervistë, Saliaj ka pohuar:

Kur ka ardhur akt-ekspertiza nga Instituti i Mjekësisë Ligjore?

Akt-ekspertiza ka mbërritur mesditën e djeshme me postë, në Prokurorinë e Beratit e firmosur nga 5 mjekët ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë. Pas ngritjes së dosjes për hetimin e kësaj ngjarjeje dhe mbledhjen e provave, nga ana e saj Prokuroria e Beratit më 19.8.2004, vetëm dy ditë pas vdekjes tragjike të Mimoza Mançes në duart e mjekëve, ka dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore provën mjekësore të gjakut të viktimës, ndërsa më 13.9.2004 është dërguar fotokopja e dosjes hetimore dhe më 12.10.2004, sipas kërkesës së Institutit të Mjekësisë Ligjore janë dërguar dy kartelat orgjinale të shtrimit të viktimës në spitalin gjinekologjik. Ndërsa dy ditë më pas, sipas prokurorit, bashkëshortit të viktimës i është kthyer përgjigjja, pas ankesave që ka bërë ky i fundit, se ende vazhdojnë hetimet për këtë çështje.

Cila ka qenë përgjigjja e kësaj akt-ekspertize?

Kanë qenë 5 mjekë ekspertë, që kanë kryer procedurat ligjore dhe në fashikujt e dërguar Prokurorisë, ditën e djeshme, është pohuar se shkeljet e konstatuara nuk kanë lidhje me shkaqet e vdekjes së nënës së tre fëmijve. Konkretisht në akt-ekspertizës me numër 164, fraksion DÇ, mes të tjerave në pikën 3 thuhet se shkeljet e konstatuara në pikën 2, që janë mosvendosja e numrit të kartelës, shkelje të trajtimit mjekësor, kush mjek i ka kryer etj., nuk përbën dhe nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë që shkaktuan vdekjen e gruas shtatzënë në duart e mjekëve, por ky akt-ekspertizë i firmosur nga 5 ekspertë me në krye prof.dr. Sokrat Meksin thuhet në pikën 6 se e fundit, nëse nuk do të ishin kryer shkeljet mjekësore dhe do të kishte reanimim të përsosur bashkëkohor edhe mund të shpëtonte nga vdekja gruaja dhe fëmija i saj.

Mendoni se kjo ngjarje tashmë do të mbyllet, apo ka mundësi ligjore për të vazhduar hetimin?

Pikërisht në pikën 6 të aktit të ekspertizës gjendet shkaku ligjor për të vazhduar hetimet e mëtejshme. Këtu është lënë një mundësi që i jep shkak procedimit penal për të vazhduar, sepse çdo dyshim është në favor të të pandehurit. Por unë dhe grupi i organit të akuzës do të vazhdojmë hetimet, pasi ende nuk janë mbledhur provat e plota të procedimit për këtë ngjarje.

Si ndodhi vdekja tragjeike në maternitetin e Beratit

BERAT - Ngjarja tragjike për familjen Mançe, e cila ka lënë pas edhe tre fëmijë jetimë, është shënuar pasditen e 16 gushtit të këtij viti, rreth orës 14.10, në momentin që Mimoza Mançe, 32 vjeçe, ka qenë në dhomën e nënave shtatzëna në pritje të lindjes së fëmijës të katërt. Sipas mjekëve gjinekolog të maternitetit, 24 orë më parë, shtatzënën e ka vizituar dr.Llukan Prifti. Në mëngjesin e një dite më parë dr.Juljan Ebibi, i cili e ka patur në patronazh edhe gjatë shtazënisë, ka vizituar 32-vjeçaren dhe ka ndjekur aktivitetin deri para momentit të lindjes. rreth orës 14.00, kur shtatzëna (viktima) ka bërë, sipas mjekëve “trampo emali amjatike” në gjendje shoku. Menjëherë sapo mjeku përgjegjës ka parë gjendjen e rënduar të së sëmurës, ka mbledhur grupin e mjekëve gjinekologë, kardiologë, reanimatorë dhe pas një konsulte të menjëhershme mjekët e kanë futur shtatzënën në sallën e operacionit dhe filluan dhënien e ndihmës të shpejt për të nxjerrë nënën e tre fëmijve nga gjendja e shokut. Por, sipas mjekëve, gjithçka për nënën e tre fëmijve ka nisur që në dhomën ku rrinë nënët shtatzëna në pritje të lindjes të fëmijve, e sëmura është ankuar nga zemra dhe i janë nxirë buzët.

Mjekët në sallën e operacionit arritën t’i nxirrnin fëmijën me operacion, i cili, sipas mjekëve, ka dalë i mekur dhe ka vdekur pak çaste më pas. Pas disa çastesh vdiq edhe gruaja. Mjeku Kozma Brisku tha për këtë ngjarje se e sëmura nuk doli nga gjendja, edhe pse nga mjekët iu bë terapia intensive. Po sipas mjekut Brisku dhe mjekëve të konsultës, vdekja e menjëhershme ka ardhur si rezultat nga “termolia amiotike musive” e shoqëruar në gjendje shoku dhe frimioliz (mosmpiksja e gjakut).

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›