E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi mbledh aktivin e Tiranës

Pas mbylljes së grevës së urisë, u mblodh dje aktivi i PS 91 për qytetin e Tiranës. Ai u përqendrua në bilancin politik të grevës e protestave dhe në menaxhimin e mëtejshëm të terrenit politik të fituar pas kësaj faze të aksionit qytetar për mbrojtjen e votës së lirë. Përveç të zgjedhurve në strukturat drejtuese të qytetit Tiranë, merrte pjesë gjithë Kryesia Kombëtare e PS 91. Anëtarët e Kryesisë falënderuan drejtuesit e partisë së Tiranës dhe të rretheve për mbështetjen aktive dhe pjesëmarrjen në rritje në protestat qytetare. Kryetari i PS 91, argumentoi efektin e jashtëzakonshëm të grevës në nxitjen e qytetarëve për t‘u bërë pjesë aktive e politikës dhe vendimmarrjes. "Rama dhe Berisha i konsiderojnë qytetarët turma që nuk merrkan vesh nga punët e shtetit, të Kushtetutës dhe të zgjedhjeve", tha Koçi. Ai këmbënguli se protestat vërtetuan që planet Rama-Berisha për t‘i përjashtuar qytetarët nga vendimmarrja do të dështojnë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›