E Hënë, 2 Nëntor 2026

Koçi:"Nano duhet të dali nga rrethimi i këshilltarëve"

18/01/2005  Ish-sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Petro Koçi, është shprehur dje se kreu i qeverisë, njëkohësisht dhe kryetar i PS-së, Fatos Nano, duhet të vihet më në kontakt me mendimet e anëtarëve të PS-së. Në një intervistë të dhënë për Top Channel, ai tha se Kryeministrit i duhet së pari të çajë rrethimin e këshilltarëve dhe efekti do të jetë më i madh se i ndryshimeve në qeveri. Në këtë mënyrë, drejtuesi i lëvizjes për katarsis ka parë si më të domosdoshëm eliminimin e sa më shumë të jetë e mundur të këshilltarëve, pasi në këtë mënyrë, për të do të ketë thithje të mendimit, si të propozimeve të aleatëve të PS-së, ashtu dhe të vetë socialistëve. Nga anë tjetër, Koçi është shprehur se janë të domosdoshme ndryshimet në statutin e PS-së. Ndërsa programi, që do të miratohet në kongresin e radhës dhe përzgjedhja e kandidaturave, është cilësuar një tjetër element i domosdoshëm për arritjen e rezultateve pozitive në zgjedhjet parlamentare. "Është i nevojshëm reformimi i programit të Partisë Socialiste dhe gjetja e kandidatëve në harmoni me të, për të konkurruar denjësisht në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005", tha Petro Koçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›