E Hënë, 2 Nëntor 2026

ZMQ:Gjysma e popullsisë ka dhënë ryshfet për të marrë dokumente

18/01/2005  "59-68 për qind e qytetarëve pohojnë se kanë dhënë ryshfet për të zgjidhur problemet e tyre në zyrat e administratës", ky është një prej përfundimeve të vëzhgimit të Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve, për të drejtën e informimit në Tiranë, Korçë dhe Shkodër. Vëzhgimi i Zyrës synonte të tregonte se si funksionon e Drejta për Informim, sa e njohin dhe si e zbatojnë punonjësit e administratës dhe vetë qytetarët. ZMQ-ja prej dy muajsh njihet dhe si përfaqësuese zyrtare e organizatës më të madhe ndërkombëtare kundër korrupsionit-Transparency International për Shqipërinë. Ligji, i jep të drejtë çdo individi për të kërkuar informacion pranë administratës dhe kjo e fundit është e detyruar të kthejë përgjigje me shkrim brenda 40 ditësh nga paraqitja e kërkesës. Sipas vëzhgimit, punonjësit e administratës nuk njohin afatet ligjore të kthimit të përgjigjeve ndaj kërkesava të qytetarëve për informacion. Vetëm 1/3 e tyre pohojnë se afati i kthimit të përgjigjes është 40 ditë. "Qytetarët janë të pakënaqur me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Pranë këtyre zyrave rezulton një numër i konsiderueshëm qytetarësh që presin dhe koha e pritjes është më e larta në krahasim me institucionet e tjera (mbi një javë). Nëpërmjet një ushtrimi për të Drejtën për Informin nga 22 institucione, të cilave u është dërguar një kërkesë për informacion, rezulton se vetëm 5 prej tyre kanë kthyer përgjigje brenda afatit 40 ditor, që parashikohet në ligj. Pas ankimit administrativ për 17 institucionet e mbetura, rezultoi se vetëm 8 prej tyre kthyen përgjigje. 9 institucione nuk kthyen përgjigje edhe pas ankimit administrativ", thuhet në deklaratën e ZMQ-së. Sipas studimit, qytetarët preferojnë të drejtohen direkt pranë zyrës apo institucionit dhe pohojnë se hasin vështirësi në hartimin e kërkesave për informacion.

Ata ankohen për pengesat burokratike, sorollatjen dhe korrupsionin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›