E Hënë, 2 Nëntor 2026

Stema e Kuvendit antikushtetuese

18/01/2005  Skenografia e re e sallës së parlamentit shqiptar ka ngjallur debate në fillim të seancës së djeshme të Kuvendit. Shkak ka qenë heqja e ngjyrës së kuqe nga sfondi i flamurit të Shqipërisë. Vendosja e teemës së Shqiponjës në qendër të sallës dhe ngjyra e saj gri, sipas deputetit të Partisë Balli Kombëtar, Shpëtim Rroqi, "nuk është simboli i Republikës së Shqipërisë dhe nuk duhet të jetë në atë vend. Kjo është një shkelje e Kushtetutës së vendit". Rroqi e ka cilësuar si turp, pasi sfondi i flamurit duhet të ishte i kuq dhe jo gri. Rroqi është kundërshtuar nga kryetari i parlamentit, Servet Pëllumbi, i cili ka mbrojtur ideatorin e skenografisë, duke shtuar se "skenografia ka marrë vlerësimin e specialistëve dhe nuk përbën asnjë shkelje". Stilizimi i stemës kombëtare nuk ka sjellë asnjë reagim nga deputetët e tjerë, të cilët kanë miratuar vetë Kushtetutën e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›