E Hënë, 2 Nëntor 2026

Si mund të investojmë në bono thesari

18/01/2005  Paratw me të cilat nuk mund të hapësh dot një biznes, duke i investuar në formën më të mire, por dhe në mënyrën më të rrezikshme, mund t’i përdorësh për të blerë bono thesari. Nëse me depozitat do të luash me norma të ulwta interesi, që fillojnë me 4 për qind për të arritur maksimumin deri në 9 për qind, me bonot e thesarit ke shansin të fitosh më shumë dhe në një kohë më të shkurtër. Një depozitë një vjetore të ofron deri në 7 për qind interes, ndërkohë që një bono thesari me maturim 1-vjetor të ofron me siguri 8.18 për qind interes, të cilin e merr menjwherë, pasi mbyllet ankandi dhe përcaktohet interesi i maturimit. Me fjalë të tjera, kushdo që është i interesuar mund të paraqitet në sportelet e Bankës së Shqipërisë dhe të kërkojë të blejë bono thesari me afat nga 3 muaj deri në një vit. Në rast se ke pwr shembull 10 milionw lekë, depoziton kërkesën në fillim të javës për të blerë bono me maturim 1-vjeçar. Pasi zhvillohet ankandi, mësohet se sa është vendosur përqindja e interesit, që në rastin e fundit për bono me maturim 1-vjeçar ka qenë 8.18 për qind. Personi i interesuar merr menjëherë interesin e vlerës, duke zbritur vlerën e TVSH–së që i mban banka dhe pas një viti mund të tërheqw shumën e depozituar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›