E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ku të intereson të depozitosh paratë

18/01/2005  Llogaritë bankare janë forma më e përhapur e rritjes së kapitaleve, duke i besuar paratw e tua në duart e bankave. Klientët bankarë depozitojnë paratw, duke kontrolluar më parë normat e interesit, që ndryshojnë nga një bankë në një tjetër. Sipas politikës monetare që ka çdo bankë, normat e interesit mund të jenë të favorshme në depozitat me lekë, por ndodh që të kesh më shumë interes me depozitat në valutë. Rregullat e kësaj loje i përcakton inflacioni dhe në rastet kur monedha vendase është e fortë, një depozitë në lekë, konsiderohet gjithnjë më e mirë. Por në rastet kur ekonomia çalon, inflacioni është i paqëndrueshëm dhe monedha ka oshilacinet e veta, për të mos thënë që dobësohet dhe humbet vlerën e saj, siç ndodhi në ‚97-wn, dhe atwherw depozita në lekë bëhet e rrezikshme. Janë vetë depozituesit, ata që vendosin sipas interesit se ku do t’i çojnë paratw e tyre. Një vështrim mbi tregun bankar në Shqipëri të tregon se interesat në lekë fillojnë me 4 për qind dhe pëfundojnë me 9 për qind. Banka Popullore ka aktualisht interesin më të lartë për depozitat me afat 24-mujor, duke ofruar 9 për qind, në një kohë që bankat e tjera për këtë nivel maturimi japin 7 për qind. Por në rastin kur nuk mund të presësh dy vjet për të marrë interesat, por kërkon një kohë më të shkurtër, bankat të ofrojnë interesa që variojnë nga 5.5 deri në 8 për qind për depozita 3-mujore deri në 1-vjetore. Leku ka interesin më të lartë në tregun bankar, ndërkohë që valutat “luajnë” në treg me interesa që variojnë nga 1 për qind deri në 3.6 për qind. Eshtë sërish Banka Popullore ajo që ka nivelin më të lartë të interesave të depozitave në valutë. Kështu, Banka Popullore ofron interesin më të lartë në depozitat me dollarë dhe me euro, me maturim një vjetor me 3.6 për qind, ndërkohë që bankat e tjera kanë interesa nga 2 deri në 2.7 për qind. “Raiffeisen Bank” ka një diferencim mes depozitave me euro dhe dollar, duke favorizuar këto të fundit me një normë interesi vjetor 2.5 për qind, ndërkohë që depozita me euro ka interes 1.9 për qind. Ndërkohë, “Banka Credins” ka një nivel të lartë bazuar në mesataren e tregut, për sa i takon depozitave në euro, duke shkuar deri në 2.75 për qind për depozitat një vjetore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›