Xhufi i LSI-së: Urime të ngrohta senatorit Obama
Lëvizja Socialiste për Integrim përshëndet mbylljen e garës presidenciale në Shtetet e Bashkuara. "Protagonistë të këtyre zgjedhjeve ishin populli amerikan, i cili në mënyrë të përgjegjshme ushtroi vullnetin e tij sovran, duke i dhënë vetes Presidentin që dëshironte", deklaroi zëvendëskryetari Pëllumb Xhufi. Lëvizja Socialiste për Integrim, me këtë rast, i dërgoi urimet më të ngrohta senatorit Barak Obama, që dje Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. "Tashmë, personi i tij mishëron nevojën, dëshirën dhe shpresën për ndryshim të popullit amerikan dhe të mbarë popujve të botës", tha Xhufi.