Kodheli: Berisha të tregojë të vërtetën mbi bizneset dhe kontratat e familjes
Zëdhënësja e kryesise se PS, Mimi Kodheli e ka cilesuar deklaraten e homologes demokrate si nje veprim qe vjen nga kryeministri Berisha. Sa herë djali apo vajza e Sali Berishës bëjnë marifete të pista, zëdhënësit e PD sulmojnë Edi Ramën, për të shmangur vëmendjen.
Njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara. Sali Berisha duhet tu tregojë shqiptarëve të vërtetën mbi bizneset dhe kontratat e majme, ku janë përfshirë vajza dhe djali i tij, ka deklaruar Kodheli.