Akuzat, reagon Bumçi
Tiranë - Ish-ministri i drejtësisë, Aldo Bumci, i akuzuar shpesh ditët e fundit nga opozita dhe media pranë saj, si të implikuar në çështjet që kanë të bëjnë me Gërdecin, ka reaguar sot ashpër, duke i cilësuar si shpifje dhe akuza të pa denja. Sipas tij, në kohën kur ka qenë ministër nuk ka patur asnje kontakt me djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berisha ndërsa thekson se shkrimi i vendosur ne dokumente nuk është i tiji dhe se kjo gjë mund te vërtetohet shume thjesht. Nesër do të dorëzoj padi penale ne Prokurori për dëshmi te rreme. Unë i kam shërbyer vetëm ligjit dhe jo interesave private", u shpreh ish-ministri.
Bumçi akuzoi opozitën se fshihet pas lajmeve të botuara në shtyp. “Kjo tregon mjerimin e opozitës që kur ne flasim për ekonominë, opozita diskuton Gërdecin me fakte e dëshmi të rrema”.
Bumçi akuzoi opozitën se fshihet pas lajmeve të botuara në shtyp. “Kjo tregon mjerimin e opozitës që kur ne flasim për ekonominë, opozita diskuton Gërdecin me fakte e dëshmi të rrema”.