E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, opozitës: Kam punuar për fëmijët e mi dhe vendin tim

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar indirekt ndaj akuzave dhe publikimit të ditëve të fundit, të disa fakteve që kompromentojnë fëmijët e tij, në lidhje mes bizneseve të tyre private dhe institucioneve shtetërore. Duke e cilësuar botimin e këtyre dosjeve, bllof të opozitës, kreu i qeverisë ka siguruar qytetarët se ka punuar në interes të fëmijëve të tij, po njëlloj si në interes të të gjithë fëmijëve të shqiptarëve. Ju ftoj të vazhdojmë mandatin e dytë së bashku dhe dua tju garantoj se unë, sërish edhe katër vitet e ardhshme dhe për sa kohë që ju të vendosni që unë të jem në pushtet, në tavolinën time të punës, në zyrën time, do të ketë vetëm një program; ai i interesave tuaja, i plotësimit të tyre, sepse ato janë interesa të ndershme, të drejta. Duke punuar për to, unë kam bërë punën më të mirë për vete, për fëmijët e mi, për fëmijët e fëmijëve të mi, për vendin tim, veçoi Berisha. Duke vazhduar akuzat ndaj opozitës së majtë, kreu i qeverisë ka theksuar se përballë alternativës së veprave, të rrugëve, të urave, të ullishtave, të pensioneve të dyfishuara, të kanalizimeve, të ujësjellësve, të shkollave, internetit, ka edhe një alternativë tjetër; alternativa e bllofeve, e trillimeve, e skupeve, e turpeve. Ndër të tjera Berisha ka përmendur edhe vizitën e presidentit Bush, duke cilësuar në këtë drejtim akt të shëmtuar përhapjen e lajmit të vjedhjes së orës nga qytetarët e Fushë-Krujës, duke e cilësuar qëllim të liderit socialist për të vetmen arsye, të mosvizitës që presidenti amerikan nuk ka bërë në njërën prej bashkive më të mëdha të qytetit. Opozita, me mediat e veta, me aktin më të shëmtuar, hapi lajmin se qytetarët e Fushë Krujës, të cilët i dëshmuan Presidentit dashurinë më vëllazërore që ai kishte parë në ndonjë vend të botës, i vodhën atij orën. Ata e bënë këtë gjë, për tu dhënë turpin shqiptarëve, vetëm e vetëm se presidenti nuk mund të shkonte në bashkinë e një antiglobali, pasi i dinte të dhënat që ai është një antiglobalist dhe nuk mund ti shkonte në bashkinë e tij. Në hakmarrje primitive, ai hapi me mediat e veta lajmin se u vodh ora, theksoi Berisha. Akuzat ndaj kundërshtarit të tij politik kanë vazhduar edhe për ftesën e anëtarësimit në NATO. Me mediat e strehuara në qoshkat e bashkisë, kryetari i opozitës transmetonte nga Bukureshti se Shqipërisë nuk do ti jepet ftesa për anëtarësim. Ndërkohë që ne ftoheshim në Zagreb për të festuar me Presidentin Bush ftesën për në NATO, opozita në Tiranë organizonte mitingje me portretet e Enver Hoxhës, për të denoncuar këtë arritje madhështore të Shqipërisë dhe shqiptarëve, veçoi Berisha.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›