Leskaj ankohet tek BERZH
Tiranë -Kryetarja e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Valentina Leskaj priti në një takim këshilltarin politik të BERZH dr. Oleg Levitin i cili ndodhet në një vizitë pune në vendin tonë. Në këtë takim Levitin shprehu interes mbi situatën ekonomike e politike në vend, mbi prioritetet politike e ekonomike të programit të Partisë Socialiste, si dhe për efektet e krizës globale në vendin tonë.
Leskaj informoi Levitin lidhur me situatën ekonomike e politike në vend sidomos në prag të zgjedhjeve duke u ndalur posaçërisht në rolin e opozitës gjatë këtyre katër viteve ku ndryshe nga më parë opozita ka qenë ofruese e nismëtare e disa prej reformave më të qenësishme në vend, sic janë ato zgjedhore, në drejtësi etj, të cilat kanë ndikuar direkt në përmirësimin e kuadrit ligjor, si dhe të imazhit të Shqipërisë tek partnerët ndërkombëtarë e që ishin vendimtare në vendimmarrjen e tyre për pranimin e Shqipërisë në NATO dhe për të paraqitur kërkesën për vend kandidat në BE.
Zonja Leskaj duke ju përgjigjur interesimit të dr. Levitin për buxhetin e shtetit, theksoi shqetësimet e shprehura në vijimësi nga opozita për abuzimin me buxhetin e shtetit që është kthyer në një buxhet elektoral në funksion të partisë në pushtet, pa u shqetësuar për pasojat e rënda që sjell një politikë e tillë.
Një moment i rëndësishëm për të cilin Levitin shprehu shqetësim dhe interes ishte dhe çështja e qëndrueshmërisë së administratës publike. Në përgjigje të këtij interesimi Leskaj nënvizoi faktin se qeveria ka bërë hapa prapa sa i përket administratës publike duke zëvendësuar ekspertët dhe specialistët më operative politikë.
Me interes të vecantë ishte dhe tema e qëndrimit të PS lidhur me institucionet financiare ndërkombëtare posacërisht FMN e BB. Lidhur me këtë temë, Leskaj ripërsëriti qëndrimin e njohur të Partisë Socialiste, sipas të cilit, PS ka qenë kundër largimit të FMN nga vendi për një sërë arsyesh ku më kryesoret ishin kriza globale dhe momenti parazgjedhor kur qeveria vendosi të largojë misionin e FMN.