Tenton të qepë gojën në burg, nëna: Më paralajmëroi
FUSHë-KRUJë- Një mënyrë e pazakontë proteste e një të burgosuri në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë. Fatmir Ahmetaj i dënuar për vrasje me 22 vjet heqje lirie , prej një jave ka nisur një grevë urie dhe pasi thirrjet e tij nuk u përfillën nga autoritetet e burgut, tentoi të qepë gojën me gjilpërë. E tronditur, nëna e tij Sadete rrëfen se djali e kishte paralajmëruar për aktin teksa i tregoi që kishte nisur grevën por asnjherë nuk i tregoi se kjo do të ndodhte vërtet. “Më tha se do ta vazhdonte grevën deri në fund sepse deri më sot nuk i është kthyer asnjë përgjigje e nuk i është dhënë asnjë e drejtë. Madje më tha se do të qepte edhe gojën por unë nuk e cova më gjatë këtë shprehje se ishte koha që po ndahesha me të ” tregon nëna e Fatmirit. Në momentin që po ndërmerrte aktin e pazakontë gardianët e burgut arritën në kohë duke bërë të mundur shpëtimin e tij. Ahmetaj u përcoll menjëherë në spitalin e burgut në Tiranë dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Fatmir Ahmetaj nga Mamurrasi është dënuar me 2 vjet heqje lirie ëpr një vrasje. Ai ka kryer vetëm 8 vjet dhe pretendon se është dënuar padrejtësisht. Kërkesës për rishqyrtim të vendimit i është bashkuar dhe nëna e tij tashmë 76 vjece, e cila jeton vetëm me bashkëshortin në pritje të lirimit të djalit ndërsa i ka dërguar dhe një kërkesë kryeprokurores Ina Rama. Ky nuk është rasti i parë i veprimeve ekstreme nga të burgosurit. Një tjetër incident i pazakontë ka ndodhur kohë më parë kur një tjetër i dënuar në shenjë proteste gëlltiti brisqe.(e.n/News24/BalkanWeb)