E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli: “Kryeministri Berisha të bëjë transparencë mbi buxhetin e shtetit”



Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, deklaroi dje se qeveria duhet të bëjë transparente financat e buxhetit të shtetit. Sipas saj, buxheti i shtetit rezulton me një deficit në katër muajt e parë të këtij viti, deficit të cilin nuk mund ta mbushë dot asnjë shitje jotransparente hotelesh brenda institucioneve të shtetit. “Buxheti i shtetit është katandisur në një derexhe, e cila nuk mund të arnohet me shirita elektoralë. Transparenca e financave të shtetit është një detyrim ligjor që ka çdo qeveri kundrejt qytetarëve të saj. Asnjë shqiptar nuk mund ta besojë më kryeministrin e shiritave blu, ndërsa shohin që qeveria është e detyruar të marrë borxh me eurobond për të larë borxhet e kredive të mëparshme”, - u shpreh Kodheli. Deputetja socialiste është ndalur edhe te inaugurimet e rrugëve nga kreu i Ekzekutivit. “Sali Berisha ka nisur sërish me gërshërët e tij të presë shirita elektoralë në disa zona të vendit, si afër kryeqytetit, në periferi të Beratit apo gjetkë. Nuk është hera e parë që kryeministri pret shirita për investime nga të cilat mbeten vetëm shiritat. Ky teatër absurd me investime të vjetra që inaugurohen për të disatën herë, me marrjen e meritave për investime të pushtetit lokal, nuk mund t’u hedhë hi syve qytetarëve të këtij vendi për situatën e dëshpëruar të financave të vendit”, - u shpreh deputetja Kodheli.

1 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›