E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, shoqërohen për korrupsion 2 mjekë

Policia e Tiranës ka shoqëruar sot dy mjekë të maternitetit "Mbretëresha Gelardinë" në Tiranë nën akuzën për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Në një operacion të koduar "My baby" policia ka dokumentuar aktivitetin korruptiv të dy mjekëve Janaq Kasapi kirug dhe Arti Qosja reaminator pasi u kapën në flagrancë duke marrë deri në 50 mijë lekë të reja për pacientet nëna që u nënshtroheshin lindjeve me operacion.

Burime nga policia e Tiranës theksojnë se dy mjekët ishin vënë nën hetim muaj më parë dhe shoqërimi i tyre u bë pas operacionit të organizuar nga policia e Tiranës në bashkëpunim me njësinë Task Force në prokurorinë e Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›