E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, arrestohet 20 vjeçari me lëndë narkotike

Në pranga përfundoi Mirjan Ndoj, pasi nuk ka ndaluar në një postbllok të ngritur nga policia me automjetin tij tip Fiat Uno.

Menjëherë shërbimet policore janë vënë në ndjekje të tij, ku në vendin e quajtur Baxha e Vjetër e Mjedës,  është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i tij. Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin në fjalë në pronësi të shtetasit Mirjan Ndoj , janë gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provës materiale 72 gram lëndë narkotike kanabis sativa.

Po kështu, ne lidhje me këtë rast, filloj procedimi penal, në gjendje të lirë dhe  për shtetasin M. Ndokaj, 23-vjeç, banues në Vau Dejës, për veprën penale të  “Mos bindje ndaj forcave të policisë ”, i cili udhëtonte si pasagjer, në automjetin e lartpërmendur.  Sa me sipër u kryen te gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-17 15:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›