E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Pengesa artificiale për kartat

PS shprehu sërish dje shqetësimin për situatën e shpërndarjes së kartave të identitetit në vend. Zëdhënësja e kryesisë, Mimi Kodheli, u shpreh se Posta Shqiptare është duke krijuar pengesa artificiale për personat të cilët nuk e kanë emrin në listë dhe aplikojnë për letërnjoftime elektronike. "Dje, ishin të shumtë qytetarët të cilëve u kërkohej një vërtetim nga Policia e Shtetit në mënyrë që të pajiseshin me letërnjoftime elektronike, ndërkohë që vendimi i qeverisë për të gjithë ata persona të cilët nuk e kanë emrin në listë, parashikon vetëm nënshkrimin e një deklarate përpara aplikimit", u shpreh Kodheli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›