E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Qeveria e paaftë për nxjerrjen e vendit nga kriza

Partia Socialiste akuzon qeverinë se nuk është e aftë të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike në të cilën ndodhet. Deputetja Mimi Kodheli tha se inflacioni gjatë muajit shkurt ka kaluar kufirin e vendosur si objektiv nga Banka e Shqipërisë, ndërsa theksoi se çmimet dhe papunësia po vazhdojnë të rriten.

“Treguesit më të fundit ekonomikë, si treguesit e shitjeve apo ata monetarë, sinjalizojnë frenimin e mëtejshëm të rritjes ekonomike gjatë tremujorit të katërt të vitit 2009 dhe fillimit të vitit 2010. Inflacioni zyrtar në muajin shkurt 2010 rezultoi 4.4 për qind, duke tejkaluar me 0.4 pikë kufirin e sipërm të tolerancës të përcaktuar si objektiv nga Banka e Shqipërisë. Nga ana tjetër, shifrat reale të një papunësie të frikshme, tkurrja e kredisë konsumatore, ecuria e dobët e shitjeve me pakicë, tregojnë për një frenim edhe të konsumit aktual edhe të atij të pritur. Pushteti i Sali Berishës, i ngritur mbi manipulimin e votës, po rrit cmimet, po shton papunësinë, po zhyt Shqipërinë në krizë dhe po e vështirëson përditë e më shumë jetën e shqiptarëve. Sikur të mos mjaftonte fakti që vodhi zgjedhjet, tani Sali Berisha po na provon për cdo ditë e më shumë, se edhe pse është përgjegjës për krizën ekonomike, ai nuk është i aftë ta nxjerrë vendin nga kjo krizë” tha Kodheli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›