Vizat, hyjnë sot në fuqi rregullat e reja
Hyn në fuqi Kodi i ri i Bashkimit Evropian për vizat, i cili sanksionon njësimin e procedurave për marrjen e vizave në të 25 vendet e zonës Shengen. Masat e reja synojnë thjeshtimin e procedurave dhe afate më të shkurtra për marrjen e vendimit, si dhe u japin të drejtën qytetarëve që u refuzohen vizat që të ankohen në rrugë ligjore. Procedura duhet të njësohet dhe të bëhet më ekonomike.
Në parim, pagesa prej 60 eurosh për vizë do të mbetet, por fëmijët nga 6 deri 12 vjeç në të ardhmen do të paguajnë vetëm 35 euro. Veç kësaj janë parashikuar përjashtime për grupe të caktuara aplikantësh. Formulari gjithashtu do të jetë pak më i shkurtër dhe më i lehtë për t’u plotësuar.
Në rregullat e reja parashikohet dhe refuzimi i vizës i cili duhet të argumentohet dhe mund të ndiqet rruga juridike nga qytetarët. Brenda 15 ditësh kalendarike, konsullata e një vendi Shengen duhet t'i japë një datë aplikuesit në të cilën ai mund të paraqesë formularin e aplikimit për vizë. Me pas brenda dy javësh duhet të merret vendimi për dhënien ose jo të vizës.
Nëse kandidati për vizë refuzohet vendimi duhet argumentuar. "Synimi i kodit të ri të BE-së për vizat është të koordinojë procedurën në të gjitha vendet Shengen dhe ta bëjë atë kështu më të lehtë për miliona vetë në të gjithë botën që aplikojnë për një vizë Shengen"- deklaroi Komisarja e BE-së për drejtësinë Cecilia Malmström.
"Do të kemi një sistem më të drejtë, më transparent dhe më të lehtë për individin dhe me këtë do të kemi edhe një sistem vizash plotësisht të harmonizuar në BE" vijoi ajo.
Jan de Ceuster, drejtuesi i departamentit përgjegjës në Komisionin e BE-së sheh dobësi në sistemin e vjetër: "Mendoj se duhet të pranojmë që procesi i vizave në të kaluarën nuk ka qenë gjithnjë i orientuar ndaj nevojave të klientëve. Ndonjëherë duhet të presin shumë gjatë, edhe dy muaj, përpara se të kenë mundësinë të paraqesin kërkesën për vizë".
çdo vit rreth 10 milionë vetë marrin një të ashtuquajtur "vizë Shengen" me të cilën mund të udhëtojnë në pjesën më të madhe të vendeve të BE-së si dhe në Norvegji, Islandë dhe Zvicër. Kjo nuk vlen megjithatë për vendet e BE-së që nuk janë anëtare të marrëveshjes Shengen. Pra për Britaninë e Madhe dhe Irlandën, Bullgarinë, Rumaninë dhe Qipron.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 05 prill 2010 ) < I mëparshmi