E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli: Shqipëria mund të hyjë në krizë më rëndë se Greqia

Opozita paralajmëron: Qeveria po e zhyt vendin në katastrofë

Partia Socialiste ka paralajmëruar se Shqipëria mund të hyjë në një krizë financiare më të rëndë se Greqia. Në një konferencë për shtyp, deputetja socialiste, Mimi Kodheli, deklaroi se “në këto kushte ku ndodhet sot ekonomia shqiptare, shoqëruar dhe nga papërgjegjshmëria e paprecedentë e kësaj qeverie në masat dhe hapat e gabuar që po ndërmerr dita-ditës, ekonomia jonë rrezikon seriozisht. Jo si Greqia, por ndoshta më rëndë. Mungesa e transparencës së situatës ekonomike, e cila kurrsesi nuk mund të bëhet nga institucione kryekëput shërbëtore të qeverisë si INSTAT, e bën të paparashikueshme të ardhmen e ekonomisë shqiptare. Sali Berisha, sot ka detyrimin për të bërë edhe transparencën e situatës sonë ekonomike. Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, tha dje se ekonomia shqiptare gjendet para një situate të rrezikshme dhe serioze. Në një konferencë për median lidhur me situatën ekonomike që po kalon vendi, deputetja e PS, Mimi Kodheli, pohoi se si pasojë e vendimeve të gabuara, qeveria është në panik financiar. Deputetja Kodheli u shpreh se edhe në një situatë të tillë, qeveria po heziton të dëgjojë zërin e ekspertëve ndërkombëtarë për të marrë vendimet e duhura për përmirësimin e gjendjes ekonomike. Sipas nënkryetares së Komisionit Parlamentar për Ekonominë, “dyshja Berisha-Bode është po ajo, ndërsa sot ekonomia shqiptare ndodhet përpara një realiteti të errët. Qeveria i ka hyrë një rruge të rrezikshme dhe i ka hyrë kësaj rruge vetëm. Kjo qeveri nuk dëgjon as faktorin ndërkombëtar dhe as opozitën, e cila prej më se 6 muajsh ka paralajmëruar të gjitha fazat e rrënimit financiar dhe ekonomik që po kalon Shqipëria dhe shqiptarët. Banka Botërore dhe FMN, së fundmi kanë kritikuar kredibilitetin e performancës dhe të shifrave të dyshes Berisha-Bode, si dhe investimet e dështuara elektorale të kësaj qeverie. Të gjithë faktorët kryesorë brenda dhe jashtë vendit janë shumë të shqetësuar për situatën makro-ekonomike në zhvillim, përveç arkitektëve të piramidës së vitit 1996 Berisha-Bode”.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›