E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Topalli, modeli i keqpërfaqësimit të gruas në Kuvend

Zëdhënësja e kryesisë së PS-së Mimi Kodheli u shpreh sot se Topalli është modeli i keqpërfaqësimit të gruas në Kuvend. Sipas saj Topalli do të hyjë në historinë e Parlamentit, jo si gruaja që tregoi se sa e bukur mund të jetë politika për shkak të grave, por si një zë që asnjëherë nuk diti të ndahet nga kori i shpifjeve e fyerjeve. Më vjen keq për gratë e keqpërfaqësuara prej saj, por dhe për Shkodrën e atyre paraardhësve mendjendritur e gjuhëmprehtë, të cilëve Topalli nuk u ngjau dot ka theksuar Kodheli.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›