E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli me gra e vajza të Maliqit

08/06/2009  Takimi

Kandidatja për deputete në Qarkun e Korçës Mimi Kodheli ka takuar gra e vajza të Maliqit, të cilave u tha se situata e analfabetizmit është tejet kritike, pasi qeveria e Sali Berishës nuk ka pasur politika sociale në këtë drejtim për femrën shqiptare. Kodheli u ka kërkuar grave e vajzave të Maliqit të votojnë Partinë Socialiste për të ndryshuar jetët e tyre. “Çdo ditë e më tepër regjistrohen vajza që nuk shkojnë në shkollë, analfabetizëm në rritje, papunësi në rritje, që do të thotë se diçka nuk ka shkuar si duhet në këta 4 vjet, që do të thotë se nuk mjafton një rrugë për të rritur cilësinë e jetës sonë, që do të thotë se shteti duhet të ishte shumë më pranë, që do të thotë se Partia Socialiste dhe Edi Rama do të jenë ata që do ta ringrenë Maliqin”, - u shpreh ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›