Xhufi: Do të reduktojmë varfërinë
08/06/2009 Programi i LSI-së
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi dje një takim me banorë të njësisë nr.5 në kryeqytet për të prezantuar “Planin për veprim” të kësaj partie. Sipas përfaqësuesve të LSI-së, është pikërisht programi që ofron kjo parti ai që garanton nxjerrjen e vendit nga kriza dhe shqiptarët nga varfëria, për t’i futur ata përfundimisht në rrugën e zhvillimit dhe të mirëqenies. Për këtë arsye zëvendëskryetari i LSI-së, që është kandidat për deputet i saj në këtë njësi, Pëllumb Xhufi, ndalur në këtë program, vuri në dukje se “programi i LSI-së i paraqitur përpara shqiptarëve është vërtetë një program tepër i përpunuar, i detajuar, që ka pikat më të domosdoshme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit”. Sipas tij, këto pika nevralgjike përcillen dhe nga forcat e tjera politike, por pa arritur të japin ato zgjidhje që i ka dhënë kjo parti për fusha të tilla, siç është punësimi, që LSI-ja e ka prioritet. “Ne kemi shpallur se do të hapim 100 mijë vende të reja pune, duke treguar dhe mënyrat, rrugët dhe mjetet si do të realizohet ky synim i madh. Veç të tjerash, do reduktojë edhe varfërinë”, - vlerësoi Xhufi gjatë fjalës së tij. Gjithashtu, ndalur në një nga pikat e këtij programi, Xhufi evidentoi faktin se “ne kemi shpallur një program të tërë të detajuar me një cikël të plotë për bujqësinë shqiptare, e cila është dhimbje e madhe e ekonomisë tonë, është sektori që sot e kësaj ditë përfshin pjesën më të madhe të popullsisë, por që ka mbetur në një gjendje primitive. Të braktisur nga shteti, e copëtuar dhe e fragmentarizuar është bujqësia në mijëra e mijëra ekonomi të vogla, të pafuqishme, të pambështetura, të cilat nuk arrijnë jo vetëm të japin prodhim për bujqit, por nuk japin edhe prodhim as për qytetin.”