E Diel, 1 Nëntor 2026

“Korçarët po vuajnë keqqeverisjen”

08/06/2009  Blushi takime në pazarin e Korçës

Kandidati për deputet në Qarkun e Korçës Ben Blushi është takuar me banorët e pazarit, po në këtë qytet, për të prezantuar programin e ri të Partisë Socialiste. “Ky pazar është zemra e Korçës dhe kurrë nuk e kam parë më keq në gjithë jetën time. Në fakt, kjo është gjendja reale e ekonomisë e së qytetarëve të Shqipërisë, por Korça në përgjithësi po vuan për shkak të një keqqeverisje, për shkak se çmimet janë rritur dhe fuqia blerëse është ulur. Ky është problemi real që ka Shqipëria sot, që nuk kanë mundësi të blejnë, jo se gjërat janë shtrenjtë, por se fuqia ekonomike vjen duke rënë përditë”, - u shpreh Blushi gjatë fjalës së tij. Pikërisht për këtë arsye kandidati për deputet i PS-së u kërkoi qytetarëve të këtij qyteti të votojnë PS-në më 28 qershor. “Pas datës 28 qershor ne do të marrim një numër reformash, të cilat do ta zbutin varfërinë në Shqipëri dhe do t’u japin mundësi njerëzve të konsumojnë dhe të shesin më mirë sesa sot. E theksoj se pazari i Korçës është zemra e qytetit dhe nuk ka qenë ndonjëherë më i varfër se sa sot”, - vuri në dukje Blushi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›