Roshi: Është koha që të djathtët të zgjohen e të jenë aktivë
08/06/2009 Balli Kombëtar Demokrat
Kryetari i partisë “Balli Kombëtar Demokrat” Artur Roshi, ka hapur dje fushatën elektorale në qytetin e Durrësit Duke prezantuar programin politik të forcës politike dhe kandidatët në këtë qytet ai kërkoi riaktivizimin e mbështetësve të alternativës së djathtë politike. “Njerëzit pasivë në politike jo aktivë në proceset zgjedhore kryesisht janë nga njerëzit me bindje të djathta. Kjo për shkak të historisë politike të vendit tonë. Ka ardhur koha që këta njerëz të zgjohen dhe të jenë aktivë. Ata duhet t’i motivojë slogani i PBKD-se “Zgjidh më djathtas”, - deklaroi Roshi. Ai nënvizoi se PBKD-ja është aleate e natyrshme e të gjitha forcave politike të spektrit të djathtë dhe jo për interesa politikë të çastit. Duke prezantuar programin politik, theksoi se do të punohet fuqishëm që tregjet shqiptare në rajon të funksionojnë si një treg i vetëm. Ai nënvizoi se PBKD-ja do të punojë që mallrat shqiptare të lëvizin pa barriera taksash. “Ne do të punojmë që në fushën kulturore të ruajmë me këmbëngulje traditën kombëtare. Ne do të punojmë të heqim toponimet dhe emërtesat e ideologjizuara. Ne do të punojmë të njehsojmë programet mësimore në të gjitha nivelet e arsimit. Ne do të punojmë që Tirana dhe Prishtina të bashkëpunojnë ngushtë dhe për çështje madhore të veprojnë së bashku”, - ka deklaruar numri një i Ballit Kombëtar Demokrat. Duke u ndalur te çështja shqiptare, Roshi deklaroi se forca politike që drejton do të jetë një mbështetje e fuqishme e komunitetit çam dhe se do të punojë që qeveria shqiptare të ndihmojë që ata të fitojnë të drejtën e pronës edhe me mbështetje juridike dhe financiare në gjykatat evropiane.