“Kërkojnë votën për biznes dhe pazare të vjetra”
08/06/2009 Kreu socialist ashpërson tonet kundër Berishës dhe Metës
Kreu i selisë rozë Edi Rama shfaqet tashmë në fushatën elektorale me një gjuhë kritike jo vetëm ndaj kreut ekzekutivit, Sali Berisha, por edhe ndaj ish-kryeministrit socialist Ilir Meta. Prej kohësh Rama rezervoi kundërvënien ndaj këtij të fundit, edhe pse në adresë të tij Meta pati lëshuar një sërë akuzash. Në vijim të takimeve në kuadër të fushatës zyrtare elektorale, kreu socialist Rama u ndal në Pogradec, ku prezantoi ekipin e kandidatëve për deputetë që do të përfaqësojnë Partinë Socialiste në garën e 28 qershorit në qarkun e Korçës. Në gjykimin e kryetari të PS-së Berisha e kërkon votën për të garantuar biznesin e tij, ndërsa të tjerë që janë në opozitën e opozitës e kërkojnë votën për vazhduar pazaret e vjetra në dëm të qytetarëve. “Sali Berisha ua kërkon votën pasi ka një biznes për të mbajtur me qeverinë. Të tjerë ish-kryeministra ua kërkojnë votën për të qëndruar në opozitën e opozitës, për një deputet të vetëm, që ta nxjerrë pastaj mandatin e marrë nga ju në pazarin e vjetër të numrave dhe interesave personalë, për të mbajtur peng qeverinë tuaj edhe 4 vjet të tjerë, si në këta 18 vjet, në duart e një grushti kryetarësh, që bashkë me një grusht shërbëtorësh kanë vetëm në themel interesin e oborreve të tyre familjare dhe klanore, me kurrizin e kthyer nga ju”, - u shpreh Rama gjatë fjalës së tij, duke kaluar në këtë mënyrë në një kundërvënie të drejtpërdrejtë si ndaj kryeministrit Berisha, ashtu dhe ndaj ish-kryeministrit socialist Meta. Ndërkohë që nga ana tjetër Rama sqaroi lidhur me mospërfshirjen e tij në listën e kandidatëve për deputetë, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë pyetjes së kryeministrit Berisha lidhur me këtë vendimmarrje. “Unë do të jem një kryeministër për ju, për t’u dhënë bashkë me ju zgjidhje të reja problemeve të vjetra, për të qenë bashkë me ju kudo që janë sfidat dhe duhen përballuar vështirësitë, për të bërë bashkë me ju gjëra që për 18 vjet me radhë na i kanë bërë padrejtësisht të pamundura. Karrigia e deputetit pas 28 qershorit do t’i duhet atij, Sali Berishës, që të ulet kur të jetë në opozitë. Ndërsa mua nuk më duhet një tjetër karrige, por një tjetër mandat për të qenë më këmbë, në krye të punëve, në çdo qytet e në çdo fshat, ku do ta çoj qeverinë pas 28 qershorit për të realizuar programin që realizuam së bashku dhe për të ndërtuar së bashku Shqipërinë si gjithë Evropa”, - deklaroi Rama. Sipas tij, vota e 28 qershorit është një votë më e rëndë sesa asnjëherë tjetër në historinë e këtyre viteve. “Është një votë që peshon më shumë se kurdoherë tjetër, sepse ka peshën e barrës së madhe që kemi përsipër për të bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Këtë barrë ju mund ta ngarkoni vetëm mbi supet e Partisë Socialiste, duke e shtatëfishuar fuqinë e votës suaj për deputetët e Partisë Socialiste”, - vuri në dukje Rama lidhur me këtë çështje.