E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi:Ligji i dosjeve të hënën në Kuvend

Partia Demokratike është e vendosur për të kaluar ligjin e dosjeve ditën e hënë në Kuvend, pavarësisht kundërshtimit që i ka bërë opozita. Kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi garantoi se ky ligj nuk bëhet për të sulmuar individë të veçantë, sikurse pretendon opozita se kërkohet të largohen prokurorët e Durrës-Kukës dhe Fazlliç. Por, patozi ka shkuar edhe më tej, duke akuzuar Ramën se po mbron njerëz që kanë bërë krime në komunizëm. Opozita nuk ka dhënë konsensus për ligjin e dosjeve në kuvend. Ndërsa mazhoranca është e vendosur ta mbyllë e vetme këtë ligj edhe pse rekomandimi i Komisionit të Vencias kërkon një ligj konsensual.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›