E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani Rregullues i Tiranës, krimi i radhës i Edi Ramës ndaj qytetarëve

/>Unë, i nënshkruari Ilir Zenel Sopoti, dëshiroj të paraqes mendimet dhe vërejtjet e mija për Planin Rregullues të Tiranës të paraqitur për publikun më 26 nëntor 2008.
Mendoj se ky plan rregullues është hartuar duke filluar që nga hartimi i detyrës së projektimit e deri në fund pa pjesëmarrjen e institucioneve të tjera që duhet të merrnin pjesë dhe në kundërshtim me Rregulloren e Urbanistikës dhe ligjin Për Urbanistikën. Kjo duket edhe nga fakti që nuk përmenden fare këto institucione as edhe në ndonjë fletë të këtij plani rregullues. Ky plan nuk mund të hartohet dhe paraqitet pa pjesëmarrjen e institucioneve të tjera shtetërore. Ky plan rregullues, nëse mund të quhet i tillë nuk është i veçantë, i ngjan planit rregullues ekzistues por është më i keq, i hartuar më keq se ai. Ky plani i ri rregullues nuk ka vullnetin dhe as mendimin e komunitetit dhe as nuk përfaqëson interesat e komunitetit. Ky i ashtuquajtur plan rregullues nuk do tja dijë fare për interesat dhe të ardhmen e qytetit dhe të qytetarëve të Tiranës dhe për këtë mjafton të shikosh rrjetin rrugor. Me këtë plan rregullues nëse miratohet, nuk fillon e ardhmja e Tiranës, por shkatërrimi i saj dhe përkeqësimi i gjendjes së Tiranës. Autorët e këtij projekti, plani rregullues, duhet të shpjegonin për qytetarët e Tiranës  anët teknike të projektit. Ata duhet ta paraqisnin dhe ta shpjegonin atë në mënyrë sa më të kuptueshme për dëgjuesit, qytetarët. Nëse qytetarëve nuk mund tju shpjegohet ky plan rregullues, sigurisht duke bërë edhe krahasimin me planin ekzistues 1989, që në stendat në sheshin Skenderbej nuk paraqitet fare, si kanë mundësi ata të japin vërejtjet e tyre? Po kështu në bazë të ligjit ky studim duhet të ketë bërë vlerësim e ndikimit në mjedis (pa pritur që të miratohet në KRRT të bashkisë dhe pastaj të miratohet pa të në KRRRTRSH) dhe e gjithë procedura duhet të bëhet në bazë të Konventës së Arhusit.
Sipas prezantimit të parë publik të këtij plani, do të dominojë trafiku publik, pak trafik me makina, korsi për biçikleta, për autobus etj. Kjo dmth që të privohen qytetarët pa i pyetur ata ( siç bëhet duke i bërë mjaft rrugë në Tiranë një kalimshe) nga përdorimi i makinave duke ndërtuar rrugë të ngushta po ashtu siç u bë duke e shpallur të gjithë zonën e bllokut zonë këmbësore që do të realizohet shkallë-shkallë deri në vitin 2011. Në pjesën më të madhe të punëve publike të bashkisë dhe lejeve të dhëna të ndërtimit nga KRRT e bashkisë, shikohet se kudo janë zvogëluar gjerësitë e rrugëve ose nuk janë bërë ato të gjera sa kanë qenë parashikuar në plan rregullues dhe në vend ekzistonte mundësi që të bëheshin më të gjera. Janë mbyllur rrugë ekzistuese siç do të ndodhë edhe me rrugën 28 Nëntori sipas të ashtuquajturit plan francez për të ndërtuar kullën tjetër 85m të lartë, janë kthyer në nënkalime rrugët për të ndërtuar shumëkatësha mbi to ndonëse ato janë pronë publike. Në pjesën më të madhe gjithashtu këto rrugë nuk janë projektuar ose ndërtuar sipas parametrave teknikë të gjerësisë së rrugëve ose trotuarit, as edhe për të marrë parasysh korsinë për autobusë, për biçikleta etj. Kjo vihet re edhe në planin rregullues të paraqitur. Dhe në anën tjetër buzë këtyre rrugëve të ngushta ose të ngushtura vazhdohet të jepen leje ndërtimi për ndërtesa të larta deri 24 katëshe e ndoshta edhe më shumë si psh në rrugën Dëshmorët e 4 Shkurtit me një korsi të paparë në botë për autobus dhe biçikleta në të njëjtën kohë, të ndarë me elementë betoni me korsitë e tjera. Me siguri në të ardhmen ndonëse edhe sot këto institucione buzë kësaj rruge kanë vështirësi te aksesi për makinat, do të hiqet kjo korsi autobusi dhe do të bëhet korsi për makina mbasi të përfundojë 24 katëshi se ndryshe ai nuk mund të funksionojë.
Në Planin Francez dhe në këtë plan rregullues që paraqitet parashikohen zona me ndërtime të larta. Pa rregulla të përcaktuara në përgjithësi për këto ndërtesa siç ka Gjermania, Amerika etj nuk duhet të miratohet asnjë studim pjesor, nuk duhet të jepet asnjë leje sheshi ndërtimi ose leje ndërtimi. Gjithashtu për objektet dhe zonat e monumenteve të kulturës sipas ligjit Për trashëgiminë kulturore duhet të merret nga Instituti i Monumenteve të Kulturës përcaktimi i zonës së mbrojtur rreth objekteve apo zonave me objekte Monument Kulture dhe të mos ndërtohet afër tyre si pranë Urës së Tabakëve ose mbi to si në rastin e Varrit të Pashait në qendër të Tiranës.
Në zonën ku unë banoj, pranë ish- shkollës Pedagogjike (sot shkolla ekonomike) dhe pranë ish-kinema Partizani rruga e Planit Rregullues 1989 që del në sheshin Avni Rustemi në planin francez u vendos sipas planit rregullues por vetëm me dy korsi dhe me trotuare shumë të gjera. Tani mund të shikohet në planin rregullues që u paraqit se është hequr fare ndoshta me pretekstin se rruga Murat Toptani u kthye në zonë këmbësore. Po kësaj zone i kanë hequr edhe mundësinë e bërjes së një rruge me ndërtimin e pallatit 10 + 6 kat që duket nga sheshi Skënderbej prapa pallateve 6 katëshe dhe në anë të kinema Partizanit. Nuk mjafton kjo, por me Planin Francez është hequr edhe rruga Xhorxhi Martini, në vend që të zgjerohej dhe të bëhej e kalueshme për automjete deri në fund me dalje në sheshin Avni Rustemi, duke parashikuar në Planin Francez ndërtimin e pallateve 8 kate edhe mbi rrugë që është pronë publike. Pra me këtë të ashtuquajtur Plan Rregullues që u paraqit, hiqet edhe rruga e planit të mëparshëm rregullues 1989 dhe e Planit Francez të miratuar në KRRTRSH vetëm katër vjet më parë. Si mund të funksionojë kjo zonë, si mund të qarkullojnë këto makina dhe banorë?? Dhe sigurisht që nuk do të hiqet dorë nga dhënia e lejeve të ndërtimit për pallate në këtë zonë. Kjo zonë që tani ka probleme me qarkullimin e makinave dhe me parkimin. Po nesër kur do të ndërtohen pallatet e tjera çdo të behet? Po kështu, ngjitur me këtë zonë është një zonë tjetër që tani ka problem qarkullimi, duke pasur një korsi dhe ndoshta me dy nesër, nga ndërtimi i dy kullave 12+1 katëshe (firma FATI) që parkimet i kanë kthyer në dyqane dhe kanë zënë vendin e trotuareve me shkallët për të hyrë e dalë nga këto dyqane mbi dhe nëntokë. Po kështu edhe pallati i ndërtuar nga Teuta Konstruksion është vendosur jashtë çdo parashikimi dhe konteksti urban. Në planin francez të qendrës ka qenë miratuar dhe parashikuar sheshi Avni Rustemi si qendër me rrugë që dilnin dhe mblidheshin nga të katër anët. Në këtë plan rregullues përsëri parashikohet si qendër (dytësore) por nuk kuptohet si mund të jetë me qendër kur janë hequr rruga që vinte nga ish- shkolla pedagogjike dhe rruga që shkonte drejt Pazarit të Ri? Thjesht stacion autobuzi? Po të shikohet zonimi i zonës juglindore të Tiranës shikohet se është një punë amatore që edhe një student i urbanistikës mund ta bënte më mirë.
Këtu vërtetë plani rregullues 1989 ka mangësi në rrjet rrugor sepse kanë qenë zona në perspektivë, por nuk ka pse të mos respektohet rrjeti kryesor rrugor i parashikuar aty dhe të shpiket një rrjet i ri rrugor mbasi rrjeti i parashikuar është zbatuar në çdo studim urbanistik dhe leje ndërtimi të miratuar dhe vetëm ata që kanë ndërtuar pa leje vetëm në disa raste skanë dashur tja dinë se aty kalonte rrugë. Pavarësisht se në ligjin e legalizimeve është vendosur në mënyrë skandaloze dhe shkatërrimtare për taksapaguesit dhe qytetarët e bindur ndaj ligjit, legalizimi më parë dhe pastaj urbanizimi duke vendosur në ligj për tu paguar pushtuesit e tokave të pronarëve dhe të shtetit dhe ndërtuesit e paligjshëm nëse do tu prishen shtëpitë që po presin tu legalizohen për rastet e ndërtimit të infrastrukturës publike, kjo nuk do të thotë që të mos ndërtohen rrugë dhe të devijohen rrugët që të mos u prishen shtëpitë e ndërtesat për biznes këtyre por të devijohet dhe hiqet infrastruktura . Ky është një krim dhe një tjetër tradhëti kombëtare dhe veçanërisht ndaj qytetarëve të ndershëm të Tiranës. Dhe mbasi ndryshohen rrugët kryesore të planit rregullues në këtë zonë fillohet dhe shpiken rrugë të reja të çrregullta dhe anarshike (ndoshta janë po ato ekzistuese dhe këtu ska asnjë lloj planifikimi urban) që nuk shkojnë dhe nuk përputhen fare me konce

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›