Rama dhe PD grinden për ngjyrën e gazetës Tema
/>Edi Rama dhe Gerti Bogadani na selitë e PS dhe PD kryqëzuan deklaratat me temë gazetarin Mero Baze. Të dy palët sulmojnë njëra tjetrën se kanë përdorur gazetën e tij për politikë dhe interesa personale. Edi Rama tha: "Mero Baze është sot viktima shembullore e mbrapshtisë politike që ka frymëzuar, ushqyer e mbështetur edhe vetë për vite me radhë.
Gazeta Tema është sot shënjestra e pushkës politike që Mero Baze ka mbushur për vite me rradhë për të qëlluar mbi krijesa mediatike të shpallura armiqësore nga Sali Berisha. Por liria dhe e drejta e Mero Bazes për ta thënë lirisht atë që mendon janë liria dhe e drejta e gjithësecilit prej nesh, prandaj unë jam sot në krah të gazetarit dhe botuesit që kurrë s'ka qenë në krahun tim" Ndërsa Zëdhënësi I PD, Gerti Bodani tha: "Sot, Edi Rama, serialin e shpifjeve dhe trillimeve të përditëshme ia përkushtoi mbrojtjes së dhunimit të kontratës nga gazeta që bleu tre vjet më parë. Kryetari i partisë kryesore opozitare, u shndërrua sot, për interesa personale, në avokatin e klientit të tij që dhunon dhe nuk respekton kontratën që ka firmosur vetë. Edi Rama po mbron dhunimin e kontratës nga gazeta që bleu me 500 mijë Euro tre vjet më parë dhe, që vetëm për të maskuar personalizimin e saj, ia shiti për 10 mijë Euro po personit që ia kishte blerë me 500 mijë Euro". Duke iu referuar këtyre lidhjeve Bogdani vazhdoi: "Edi Rama mbron gazetën e tij, sepse me këtë gazetë ai pret gjoba. Kështu, zoti Rama ka botuar në këtë gazetë 67 shkrime për privatizimin e ARMO-s, vetëm se tenderin e fitoi konsorciumi që ofroi 130 milionë Euro dhe jo konsorciumi i Ramës dhe Besnikut të tij që ofroi 100 milionë Euro".