Kodheli:Prifti të bëjë transparencë për kreditë

Duke iu rikthyer edhe një herë akuzave ndaj ministrit të Ekonomisë, deputetja socialiste Mimi Kodheli deklaroi se Prifti duhet të bëjë transparencë për marrjen e kredive që i sollën atij një fitim prej 1.8 milionë euro.
Kodheli deklaroi se ministri i Ekonomisë duhet të tregojë historikun e kredive prej 5 milionë euro, ku dhe si u negociuan kushtet dhe si i gjeti ai lidhjet me bankat.
Deputetja nënvizoi se Prifti duhet të sqarojë se çfarë është përdorur si kolateral për të marrë 5 mln euro.
Ajo i kërkoi zotit Prifti të bëjë transparencë edhe për kushtet dhe praktikat e kredive dhe a janë shlyer ato.